Lajme

Publikohet video pak para aksidentit fatal në Çagllavicë: Vetura lëvizte në shpejtësi tepër të madhe

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 05 January 2023

Në ora 04:40 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident fatal në Çagllavicë. Si pasojë ka humbur jetën, Arbnor Ademi, 35-vjeçar nga komuna e Lipjanit.

Indeksonline ka siguruar një video ku shihet, tashmë i ndjeri duke vozitur me shpejtësi të madhe para aksidentit fatal.


Arbnor Ademi ndodhej në Kosovë për pushime të fund vitit.

-Advertisement-

Ndërsa, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë se automjeti i përfshirë në aksident ka pasur targa të huaja.

“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Njerëzit vrapojnë për ta nxjerrë trupin nga vetura, publikohen pamjet pak minuta pas aksidentit në Çagllavicë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera