Lajme

Publikohet rezultati në 4 qendra votimi në Vorë

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 14 May 2023

Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri. Pas orës 19:00, procesi vazhdon vetëm ku ka radhë, sipas vendimit të KQZ-së.

Në zgjedhjet e sotme pritet të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj dhe 1,603 anëtarë të këshillave bashkiake në të gjithë vendin.

Votuesit për herë të parë ishin 15.854%. Ka një pjesëmarrje të ulët të të rinjve, rreth 12.9%. 1.866.477 zgjedhës ishin në total në lista, ku 122.545 prej tyre janë votues për herë të parë.

-Advertisement-

Pjesëmarrjen më të lartë e shënon Pusteci, ndërsa pjesëmarrjen më të ulët Vlora.

Nga 61 bashki, tri prej tyre, Vorë, Kamzë dhe Elbasan ka votim dhe do të ketë numërim elektronik, ku rezultati pritet të dalë 30 minuta pas përfundimit të votimit të qytetarëve.

Sipas informacioneve janë 5211 qendra votimi të ngritura në të gjithë vendin.

44 parti janë regjistruar në zgjedhje nga të cilat 38 janë jashtë koalicioneve. Dy koalicione janë në zgjedhje, “Bashkë Fitojmë” me kryetar Ilir Metën dhe “Aleanca Liberale e Djathtë” me kryetar Artur Roshin.

Këtë të diel garojnë 144 kandidatë për kryetar bashkie, kurse për këshilla bashkiakë garojnë 23.762 kandidatë. Votimi dhe numërimi elektronik do të zbatohet në tre bashki me 401 qendra votimi.

Në Elbasan janë 224 qendra votimi dhe pritet të votojnë 171.225 qytetarë. Në Kamëz janë 133 qendra votimi dhe pritet të votojnë 108.799 qytetarë. Në Vorë janë 44 qendra votimi dhe pritet të votojnë 30.822 qytetarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera