Lajme

Publikohet raporti për rastet e reja me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 23 April 2022

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 18 raste të reja me koronavirus në Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, është njoftuar se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë shëruar 23 qytetarë.

-Advertisement-

“Nga 689 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.382.

Në total numri i rasteve aktive është 433“, thuhet në raportin e MSH-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera