Lajme

Publikohet raporti “Llogaridhënia e gjykatësve dhe prokurorëve”

Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 14 October 2020

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Llogaridhënia e gjykatësve dhe prokurorëve”.

IKD gjatë kësaj konferencë për media do të prezantoj raportin e monitorimit dhe hulumtimit sistematik të zbatimit të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore për Gjykatësit edhe Prokurorët, i cili ka ndërruar në tërësi sistemin e llogaridhënies në raport me gjykatësit dhe prokurorët.

Për më gjërësisht për gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet, ftohen mediat ta përcjellin këtë konferencë për media.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera