Lajme

Publikohet lista e 113 studentëve të Prishtinës që do të marrin bursë nga komuna

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 29 March 2022

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka bërë publike listën e 113 studentëve të kryeqytetit që do të marrin nga 500 euro bursë prej komunës, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka uruar të gjithë studentët që janë shpërblyer me bursë komunale.

“Studentët janë nga drejtime të ndryshme të Universitetit të Prishtinës, si psh: Fakulteti i Arkitekturës, Inxhinierisë, Edukimit, Juridik, Ekonomik, etj. Komuna e Prishtinës fton të gjithë studentët që kanë fituar bursa të plotësojnë dokumentet e nevojshme dhe t’i dërgojnë në Drejtorinë e Arsimit, rr. Andrea Gropa nr.40”, shkruhet në postimin e saj./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera