Lajme

Publikohen rezultatet e provimit të maturës, 60.9% kalueshmëria

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 03 September 2024

Ministria e Arsimit ka njoftuar se sivjet kalueshmëria e Provimit të Maturës në afatin e gushtit është 60.9%.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës, të cilit i janë nënshtruar 4476 maturantë, prej të cilëve kanë kaluar 2726 maturantë apo 60.9%”, njofton MASHT në facebook.

Rezultatet e testit tashmë janë shpërndarë në shkolla, ndërsa afati i ankesave është deri më 6 shtator.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera