Publikohen pamjet/ Autobusi nga Kosova kapet me armë të fshehura në Hungari
Autori: Gazeta inFokus
15:04 | 07 July 2026
Autoritetet doganore të Hungarisë kanë zbuluar armë zjarri të fshehura në një autobus me targa të Kosovës gjatë një kontrolli kufitar.
Sipas njoftimit të Administratës Kombëtare Tatimore dhe Doganore të Hungarisë (NAV), zyrtarët ndaluan autobusin për kontroll, ndërsa pas një ekzaminimi të detajuar me pajisje skanuese vendosën ta kontrollonin plotësisht automjetin, përcjell Insajderi.
Gjatë kontrollit u zbuluan armë të fshehura në një ndarje të modifikuar posaçërisht. Bëhet fjalë për armë me shpatull të palosshme, të markave AK dhe Zastava, të cilat ishin fshehur në një hapësirë sekrete të ndërtuar në autobus.
Sipas autoriteteve hungareze, pronari i autobusit, i cili nuk ndodhej në automjet në momentin e kontrollit, është kallëzuar në Policinë e Qarkut Csongrád-Csanád nën dyshimin për armëmbajtje të paautorizuar.
Rasti është në hetim nga autoritetet kompetente, ndërsa NAV ka publikuar edhe pamje me rreze X që tregojnë armët e fshehura brenda autobusit.
“Armët ishin të fshehura në një altoparlant. Stafi ynë gjeti pushkë sulmi të fshehura në një altoparlant gjatë një inspektimi të një autobusi në Kosovë. Rojet financiare i inspektuan me kujdes dhe i ekzaminuan me rreze X pakot në automjet. Ata vunë re objekte me tinguj të çuditshëm në një kuti subwoofer që ishte dërguar si dërgesë. Pasi hapën kutinë, u gjetën lloje të ndryshme pushkësh sulmi të palosshme në shpatull (AK dhe Zastava) dhe karikatorët e tyre. Meqenëse pronari i kutisë nuk ishte në autobus, rojet financiare paraqitën një kallëzim kundër një autori të panjohur në selinë e policisë së qarkut Csongrád-Csanád për keqpërdorim të një arme zjarri“, thuhet në njoftim.
Në videon e publikuar shihet se autobusi është i kompanisë “Meti Comerc”.

T� tjera
-
“Bërtet kapeni hajnin, por vetë është hajni”, Ukshini godet BE-në për Gjykatën Speciale
Historiani Sylë Ukshini e ka cilësuar si hajdute Bashkimin Evropian. Kjo p...
-
E djathta britanike distancohet nga Trump pasi e quajti Putinin “mik”
Zëvendëslideri i Reform UK e quan udhëheqësin rus “një diktator vrasës”, pasi...
-
Macron paralajmëron për një nivel të ri agresioni të Rusisë në Europë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për një nivel të ri a...
-
Paralajmërohen gjoba për qarkullim jashtë rrugëve të lejuara në Bjeshkët e Nemuna
Inspektorati i Natyrës, në bashkëpunim me rojet e natyrës të Drejtorisë Admin...
-
Arrestohet një person në Gjilan, Prokuroria: Mblodhi afro 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia
Një person me inicialet E.A. është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:00 në Gjila...
-
U mbajt për herë të parë në Kosovë, përmbyllet me sukses “European Defense Tech Hackathon”
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se pas tre ditësh me ak...
-
Imami kosovar kundër lojës virale GTA 6: Është haram!
Imami kosovar, Labinot Maliqi ka kritikuar lojën më virale të momentit, GTA 6...
-
Greva në Belgjikë, nesër pritet të ketë ndërprerje të fluturimeve
Një protestë kombëtare e organizuar nga tri sindikatat kryesore në Belgjikë p...
-
Djali i Dautit e Kadriut bashkë me shokë bëjnë një dedikim të veçantë për Jakup Krasniqin
Djemtë e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë një dedi...
-
Në Llapushnik të Drenasit zbulohen bustet e tri figurave të mëdha kombëtare
Sot në Llapushnik të Drenasit janë zbuluar bustet e Pjetër Bogdanit, Gjergj K...
-
Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit
Qeveria e Kosovës ka përkujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit, duke ...
-
NATO mblidhet të hënën pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga objektet ruse
Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s do të mblidhet të hënën për të disku...






























