Lajme

Publikohen pamje të rralla nga helmimet në shkolla në vitin 1990

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 08 September 2022

Në periudhën mars-prill të vitit 1990, serbët filluan të shfaqin në mënyrën më barbare politikat dhe trysninë kundër popullit shqiptar.

Përveç, mbylljes së shkollave, përndjekjes politike e shumë krime tjera, në shumë shkolla ku kryesisht mësonin shqiptarët ndodhi një helmim masiv i nxënësve.

Ky helmim preku mijëra nxënës shqiptar, përkatësisht diku mbi 7 mijë, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

E për këto helmime autoritet e ish-Jugosllavisë jo vetëm nuk mbajtën asnjë përgjegjësi për ngjarjen, por as e pranuan, duke thënë se ishte inskenim dhe aktrim i përgatitur.

Ndërkaq, fotoreporteri Ilaz Bylykbashi, të enjten e 8 shtatorit ka publikuar disa fotografi të rralla shkrepur nga ai, ku shihen nxënës të helmuar e duke u dërguar në spital.

“Nga 23 mars 1990 deri më 6 prill 1990 regjimi serb i udhëhequr nga Sllobodan Millosheviq, helmoi së paku 7,421 nxënës e së paku 4,000 veta kanë ngelur me pasoja afatgjate.
Ekspertët ndërkombëtar të helmimeve toksike si Bernard Benedeti e dëshmi helmimin. Ndërsa eksperti i OKB-së për këtë çështje e njëherit drejtor UNIDO-s , francezi prof. dr. Alexandar Hendrix, më 1993 në Konferencën e Parisit, prezantoi të gjeturat e hulumtimit të tij se “në Kosovë, tek fëmijët shqiptar janë gjetur intoksikime masive me gazra neurotike (gazi nervor kimik Sarin dhe Tabun)”, ka shkruar Bylykbashi krahas fotografive të publikuara./Gazeta Infokus/

Foto nga Ilaz Bylykbashi
Foto nga Ilaz Bylykbashi
Foto nga Ilaz Bylykbashi
Foto nga Ilaz Bylykbashi
Foto nga Ilaz Bylykbashi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera