Lajme

Publikohen pamje nga sulmi i raportuar me raketa ruse mbi Poloni

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 15 November 2022

Mediat polake kanë publikuar pamjet nga sulmi që po raportohet se ka ndodhur mbi Poloni nga raketa ruse, me ç’rast vdiqën dy persona.

Në pamjet e bëra publike, shihet se ndikimi i këtij sulmi ka qenë tejet i madh e që, përpos dy të vdekurve, ka rezultuar me dëme të tjera infrastrukturore.

Në fotografi nga vendngjarja janë parë edhe copa të raketave në tokë, të cilat raportohet se janë ruse.

-Advertisement-

Fotografi nga vendi i ngjarjes
Si pasojë e raportimeve se dy raketa ruse kanë rënë mbi një qytet kufitar në Poloni, ku edhe humbën jetën dy persona, qeveria polake ka thirrur mbledhje të Sigurisë Kombëtare.

Një zyrtar i qeverisë, ka thënë se ky takim është thirrur “si pasojë e një situate emergjente”, pa shtuar më tepër informata, raporton CNN.

Pas këtyre raportimeve ka reaguar edhe NATO, i cili është edhe shtet anëtar i kësaj organizate.

Nga NATO kanë thënë se janë duke përcjellur raportimet e fundit për sulm të mundshëm nga Rusia mbi Poloni dhe se po koordinohen ngushtë me qeverinë polake, raporton CNN.

“Ne po i shqyrtojmë këto raporte dhe po koordinohemi ngushtë me aleatin tonë, Poloninë”, ka thënë një zyrtar i NATO’s për CNN.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera