Sport

PSG nuk bën ulje, Atletico 72 orë kohë për të bërë ofertën e duhur për Cavanin

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 29 January 2020

PSG ka refuzuar një tjetër ofertë të Atletico Madridit për Edinson Cavanin. 15 milionë euro ishte shuma e ofruar së fundmi nga “Los Colchoneros”, shifër që, me sa duket, nuk ka bindur drejtuesit e klubit francez për të ndezur dritën jeshile për transferimin e sulmuesit në La Liga.

Nëse Altetico Madridi dëshiron ta ketë me çdo kusht Cavanin, duhet të ofrojë jo më pak 20 milionë euro.

Madrilenët kanë ende 72 orë në dispozicion para se të mbyllet afati i transferimit të futbollistëve, ndërkohë që mes Cavanit dhe drejtuesve të “Los Colchoneros” është arritur prej kohësh marrëveshja. Pengesë është shuma që kërkon PSG.

-Advertisement-

Sulmuesi nuk ka më vend në radhët e klubit parizien, diçka e tillë është konfirmuar edhe nga trajneri Tuchel, i cili ka deklaruar se ndihet i keqardhur për një vendim të tillë, por që duhej marrë, pasi Cavani është një sulmues cilësor.

Futbollisti, ndërkohë, ka refuzuar t’i bashkohet ekipit në stërvitje, duke lënë të kuptohet se largimin nga kampionët në fuqi të Francës e kërkon me çdo çmim.

Marrëdhëniet mes palëve tashmë janë krisur, Atletico nuk ka rrugë tjetër veçse të ofrojë shumën e kërkuar nga PSG.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera