Sport

PSG ia “rrëmben” Chelseat mesfushorin Paredes

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 23 January 2019

Kampionët e Francës janë në bisedime për blerjen e yllit të Zenitit.

Përforcimi i mesfushës është kthyer në një objektiv parësor për drejtuesit e PSG-së. Emrat që janë përfolur kanë qenë të shumtë, por zgjedhja përfundimtare ka ardhur nga kampionati rus, shkruan KosovaPress.

Bëhet fjalë për argjentinasin e Zenitit, Leandro Paredes. Mediat ruse kanë raportuar se është afër marrëveshja mes palëve për transferimin e Paredes në Francë për 45 milionë euro, shumë kjo rekord për një lojtar të kampionatit rus.

-Advertisement-

Futbollisti 24-vjeçar në të shkuarën ka qenë pjesë e Romës, Empolit dhe Boca Juniors.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera