Sport

PSG fiton ndaj Nices, Mbappe shënon pas mposhti koronavirusin

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 20 September 2020

Paris Saint Germani e ka gjetur edhe fitoren e dytë rresht në kampionat, pasi ka triumfuar në udhëtim te Nice me rezultat 3-0, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e parë në këtë takim e realizoi i rikthyeri në skuadër të PSG-së, Kilian Mbappe, në minutën e 38’.

Mbappe e mposhti koronavirusin dhe tashmë është kthyer për ta ndihmuar klubin e tij.

-Advertisement-

Dy golat tjerë për parisienët i realizuan Di Maria në minutën e 45’ dhe Marquinhos në minutën e 66’.

Pas kësaj fitoreje PSG renditet i 8-ti me 6-të pikë, ndërsa Nice i 10-ti po ashtu me 6-të pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera