Fokus

Pse u kërkua pezullimi i punëve Deçan – Plavë, flet për Infokus Sava Janjiq

Autori: Halil Berisha 14:51 | 31 August 2020

Rruga Deçan – Plavë u pezullua me urdhër të Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit.

Kjo pasi edhe më parë kërkesë të tillë bëri Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan gazeta Infokus.

Kjo me arsyetimin se po rrezikohet Manastiri i Deçanit.

-Advertisement-

Gazeta Infokus ka realizuar një intervistë me Patriarkun e këtij Manastiri, Sava Janjiq, i cili ka treguar në detaje për arsyet e kërkesës për pezullim të punimeve.

Janjiq për Infokus ka thënë që nuk janë kundër rrugës dhe se ajo do të ndërtohet, por që me planin aktual rrezikon Manastirin dhe se po të bëhet një “Bypass”, nuk do të kishte asnjë problem.

“Rruga Deçan – Plavë siç është e planifikuar në projektin aktual është një rrugë kryesore ndërkombëtare që dërgon në Mal të Zi dhe më tej në Shqipëri.

Ndërtimi i rrugëve të tilla përmes zonave të mbrojtura speciale është rreptësisht i ndaluar nga ligji i Kosovës edhe nëse Manastiri nuk e kundërshton atë.

Ne jemi shumë të shqetësuar që ndërtimi i kësaj rruge përmes zonës së mbrojtur do të rrisë nivelin e trafikut, veçanërisht atij të rëndë, gjë që do të ndikonte në statikën e Kishës e cila është shumë afër rrugës, në të njëjtën kohë edhe ndotja e zhurma do të ndikonte në natyrë, kjo veçanërisht për faktin se ekziston një mjedis unik natyror.

Kjo është arsyeja pse ne jemi duke kërkuar që të respektohet ligji dhe nëse Qeveria e Kosovës dhe komuna bien dakord të ndërtojnë një anashkalim rreth zonës së mbrojtur, në përputhje me projektin e Qeverisë së Kosovës të vitit 2014, kur u ndërtuan disa kilometra “bypass”.

E kjo mbështetet gjithashtu nga përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe është mënyra e vetme për të gjetur një zgjidhje brenda kornizës ligjore. Përndryshe, nëse bëhet një “bypass”, nuk kemi asgjë kundër ndërtimit të një rruge sepse njerëzit dhe territoret duhet të lidhen”, ka thënë Janjiq për Infokus.

Intervistën e plotë të Sava Janjiq për Manastirin, dialogun e marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë mund ta lexoni në Gazeta Infokus në ora 16:00./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera