Pse Rusia nxit rritjen e çmimeve të gazit në Evropë dhe Britani?
Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 20 June 2022
Çmimet e gazit në Evropë dhe Britani janë në rritje e sipër, pasi Rusia ka thënë se kapaciteti i gazsjellësit Rrjedha Veriore 1, i cili çon gazin direkt në Gjermani, mund të zvogëlohet për gati 60 për qind.
Kjo gjë nënkupton zvogëlim të furnizimeve me gaz në Evropë.
Sa gaz dërgon Rusia në Evropë?
Historikisht, Evropa është varur nga Rusia për gati 40 për qind të gazit natyror që i duhet.
Pjesa më e madhe është dërguar përmes gazsjellësve, përfshirë atë Yamal, i cili kalon Bjellorusinë dhe Poloninë për të arritur në Gjermani, më pas gazsjellësi, Rrjedha Veriore 1, që arrin direkt në Gjermani, dhe gazsjellës tjerë që kalojnë nëpër Ukrainë.
Një rrjet tubacionesh ndërlidhëse lidhin më pas tregjet e brendshme të gazit në Evropë.
Jo të gjitha shtetet marrin gazin drejtpërdrejt nga Rusia, mirëpo nëse shtetet sikurse Gjermania – blerësja kryesore e gazit rus në Evropë – merr më pak gaz, ato duhet të analizojnë menjëherë mundësi tjera.
Si rezultat, ndryshimet në furnizime ruse mund të shkaktojnë paqëndrueshmëri si në Britani, ashtu edhe në Evropë, ndonëse Britania furnizohet për katër për qind më pak me gaz rus.
Furnizime më të pakta ruse nënkuptojnë më pak rezerva edhe në Norvegji, ndër furnizueset kyçe të gazit.
Çfarë është duke ndodhur tani?
Rusia veçse ka nisur të zvogëlojë furnizimet në Evropë që prej gjysmës së dytë të vitit 2021, pasi në tre gazsjellës është ulur sasia për 20 për qind, në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2020.
Çmimet evropiane të gazit janë rritur më 2021, pasi furnizimet nuk kanë qenë në linjë me kërkesën e nxitur nga rimëkëmbja e ekonomisë, pas pandemisë së koronavirusit.
Pavarësisht furnizimeve më të vogla, kompania shtetërore e gazit në Rusi, Gazprom, ka thënë se është duke zbatuar të gjitha kontratat afatgjata dhe kompanitë evropiane të kontaktuara nga agjencia e lajmeve Reuters, kanë konfirmuar vitin e kaluar të njëjtën gjë.
Mirëpo kjo gjë ka ndryshuar pas pushtimit rus në Ukrainë, veprim që Moska e quan “operacion special ushtarak”.
Këtë vit, Moska ia ka ndalur gazin Bullgarisë, Polonisë, Finlandës, furnizuesit danez, Orsted, kompanisë holandeze, Gasterra dhe kompanisë Shell, pasi të gjitha këto subjekte kanë refuzuar kërkesën e Kremlinit për të paguar në rubla – si përgjigje ndaj sanksioneve evropiane.
Shumë kompani sikurse Uniper dhe RWE e Gjermanisë, si dhe Eni e Italisë, i kanë bërë pagesat nën skemën e re të Rusisë dhe kanë vazhduar të sigurojnë gaz.
Kur kryeministri italian Mario Draghi, ka akuzuar Moskën për përdorim të gazit për qëllime politike, Rusia ka thënë se furnizimet më të vogla janë të nevojshme për shkak të vonesave në kthim të pajisjeve që janë dërguar për riparime.
Furnizimet me gaz nga Rusia në Evropë, përmes tre gazsjellësve, kanë rënë për 26 për qind në muajin qershor, në krahasim me muajin maj.
Mirëpo ulja e sasisë përmes Rrjedhjes Veriore 1 ka ndikuar më së shumti në rritje të mëdha çmimesh.
Çfarë alternativa ekzistojnë?
Bashkimi Evropian synon t’i japë fund varësisë nga lëndët djegëse ruse deri më 2027 dhe ka nisur të analizojë alternativa, sikurse rritja e importeve të gazit të lëngshëm natyror (LNG).
Rritja e importeve të gazit të lëngshëm natyror ka shkuar në 58 për qind në pesë muajt e parë të vitit 2022, në krahasim me nivelet e vitit 2021, kanë treguar të dhënat e kompanisë Refinitiv.
Mirëpo Evropa ka kapacitete të kufizuara për pranim të gazit të lëngshëm natyror dhe çështja e furnizimeve është bërë më shqetësuese pasi Freeport LNG, operator i një fabrike të madhe eksporti në Shtetet e Bashkuara, ka thënë javën e kaluar se do të duhen të paktën 90 ditë për të rifilluar funksionimin e pjesshëm pas një shpërthimi ditë më parë./rel
Të tjera
-
Rama në Londër: Nismë ligjore për të regjistruar fëmijët e shqiptarëve që erdhën në Angli si refugjatë nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se qeveria do të ndërmarrë n...
-
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Gjatë një feste ortodokse sot në Manastirin e Deçanit, Policia e Kosovës ka h...
-
Kontratat një-burimore, Miftaraj: Janë burimi kryesor i korrupsionit, por kur ska Prokurori, kontabilistat, pecat e specat bëjnë hajgare me popull
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, komentoi mbi çës...
-
Osmani e Maqedonci takojnë Bauer: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, i domosdoshëm
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me presidenten Vjosa Osmani po...
-
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro. Nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, ...
-
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Osmani thotë se Kanadaja ka aprovuar kërkesën e saj për Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi për “një lajm të mrekullueshëm” nga Hali...
-
Hamza: Bashkatdhetarët në Këln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka mbajtur tubim me bashkatd...
-
Vdes tragjikisht një 25-vjeçar në Prizren, i ra metali në kokë derisa po punonte
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës vdiq tragjikisht pasditen e ...
-
Limaj: Të zgjohemi për ta shpëtuar Kosovën, ata donin që historia të niste me ta sepse s’kanë kurrfarë historie
Kryetari i Nismës Socialdemokrate tha se “shtë koha e rezultateve dhe jo e fj...
-
Murati – Bajramit: S’ka asgjë të paligjshme në kontratat me procedurë të negociuar, sipas teje qenkan hajni
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se nënrkyetarja e LDK-së, Hykmet...
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka n...