Fokus

Pse Rejhan Vuniqi e shoqëron gjithmonë Behgjet Pacollin në udhëtime zyrtare? (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 24 July 2018

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, nuk e luan këmbën, nëpër botë, pa zëvendësen e tij, Rejhan Vuniqi.

Një ditë në Bruksel, një tjetër në Abu Dhabi, Paris e Vjenë, të dy bashkë takojnë personalitete të ndryshëm të shteteve.

Shefi i diplomacisë kosovare dhe zëvendësja e tij, me aerplan privat marrin pjesë bashkë thuajse në të gjitha takimet zyrtare, edhe pse në praktikë puna e zëvendësministres është ta zëvendësoi ministrin kur ai e ka të pamundur të marrë pjesë në ndonjë takim.

-Advertisement-

Gazeta inFokus ka më shumë se një muaj që ka kërkuar sqarime nga Ministria e Punëve të Jashtme, se pse ministri Pacolli zgjedh gjithnjë zv.ministren Rejhan Vuniqi ta shoqëroi në takime, derisa kjo ministri ka gjithsej 4 zëvendësministra.

Megjithatë, askush në këtë institucion nuk ka dashur të jap përgjigje lidhur me vizitat shtetërore të kryediplomatit kosovarë dhe zëvendëses së tij.

Në këtë institucion nuk japin të dhëna as për shpenzimet e buxhetit të shtetit në udhëtime zyrtare, dreka e darka, e akomodime jashtë vendit.

Gazeta inFokus, sjellë përmes fotografive disa nga vizitat jashtë shtetit në të cilat shihen së bashku Pacolli dhe Vuniqi./Infokus/

    

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera