Pse ndodh mjegullimi i trurit, si të mbroheni
Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 06 October 2023
Mjegullimi i trurit nuk është një gjendje mjekësore. Është një term i përdorur për disa simptoma që mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për të menduar.
Mund të ndiheni të hutuar ose të çorganizuar ose ta keni të vështirë të përqendroheni dhe të vendosni mendimet tuaja në fjali.
Sindroma e lodhjes kronike
Me këtë gjendje, trupi dhe mendja juaj lodhen për një kohë të gjatë. Mund të ndiheni të hutuar, harraqë dhe të paaftë për t’u përqendruar. Nuk ka shërim të njohur për lodhjen kronike, por mjekimi dhe stërvitja mund të ndihmojnë.
Stresi dhe depresioni
Ndodh të mos mbani mend mirë gjërat ose të mos jeni në gjendje të zgjidhni problemet. Humbjen e energjisë dhe motivimit që shkaktohet nga depresioni, ndikon në trurin tuaj në një mënyrë që shkakton mjegullimin.
Trajtimi për depresionin duhet t’ju ndihmojë të merrni përsëri në rrugën e duhur.
Gjumi
Ju duhet gjumë për të ndihmuar trurin tuaj të funksionojë ashtu siç duhet. Por gjumi i mangët ose i tepërt mund t’ju bëjnë të ndiheni të mjegullt. Flini nga 7 deri në 9 orë. Nëse shkoni në shtrat dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë, ndihmoni shëndetin tuaj.
Shtatzënia
Shumë gra e kanë të vështirë të kujtojnë gjërat gjatë shtatzënisë. Barra mund të ndryshojë trupin tuaj në shumë mënyra, dhe substancat e lëshuara për të mbrojtur dhe ushqyer fëmijën tuaj mund të sjellin probleme në kujtesë.
Skleroza e shumëfishtë
Kjo sëmundje ndikon në sistemin tuaj qendror nervor dhe mund të ndryshojë mënyrën si truri juaj komandon pjesën tjetër të trupit. Rreth gjysma e njerëzve që preken nga skleroza kanë probleme me kujtesën, vëmendjen, planifikimin ose të folurit.
Ilaçet
Disa lloje të ilaçeve mund të shkaktojnë mjegullimin e trurit. Nëse merrni mjekime dhe vëreni se mendimi juaj nuk është aq i qartë sa duhet ose kur papritur nuk mund të mbani mend gjërat, takoni mjekun. Sigurohuni që t’i lexoni mirë të gjitha barnat që merrni. Shumica e tyre e paraqesin mjegullimin e trurit si efekt anësor.
Trajtimet e sëmundjeve të këqija
Kimioterapia – një trajtim për kancerin që përdor ilaçe të forta – mund të çojë në atë që nganjëherë quhet “truri pasiv”. Mund të keni vështirësi për të kujtuar detaje si emra ose data dhe ju merr shumë kohë për t’i përfunduar gjërat. Zakonisht problemi largohet mjaft shpejt, por disa njerëz mund të preken për një kohë të gjatë pas trajtimit.
Menopauza
Gratë mund ta kenë më të vështirë të mësojnë ose të kujtojnë gjërat kur arrijnë në këtë fazë të jetës. Kjo ndodh rreth një vit pas periudhës së tyre të fundit, zakonisht rreth moshës 50 vjeç.
Së bashku me mjegullën e trurit, ato gjithashtu mund të kenë të nxehtë – djersitje të papritur me një ritëm më të lartë të zemrës dhe temperaturës së trupit dhe ndryshime të tjera të organizmit./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.
Të tjera
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...