Pse miliona pushues britanikë mund të dynden në Shqipëri? The Telegraph: Po eklipson dhe Kroacinë
Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 18 June 2023
The Telegragh, shkruan për Shqipërinë, se si ajo po shndërrohet nga një destinacion që vite më parë ishte i panjohur, tashmë në një vend që është në fokus gjatë sezonit veror. Ky konstatim, i medias prestigjioze nuk është rastësor, por e mbështetur në një analizë të disa faktorëve.
E para nis me linjat ajrore. Dy nga kompanitë me të mëdha, me kosto të ulët, që operojnë në sektorin ajror global, Ryan Air dhe Wizz Air, kanë shpallur si rrallë herë, fluturime konkurruese nga Britania e Madhe.
Dy kompanitë kanë deklaruar synimet e fluturimeve në Tiranë, njëra nga Stansted, Manchester ndërsa tjetra nga Liverpool, Birmingham teksa të përbashkët kanë kryeqytetin e Skocisë, Edinburgh.
Shifrat tregojnë se vitet e fundit, numri i britanikëve në Shqipëri është rritur dhe shtimi i këtyre fluturimeve, mund të sjellë një fluks të pushuesve anglez në vendin tonë. Sipas artikullit, një tjetër arsye, është ngritja e aeroportit të ri në Vlorë. Ky i fundit do të ndryshojë të gjithë lojën e tur operatorëve pasi i zbret turistët në zemër të rivierës. Kjo do të lehtësojë shumë operatorët që për të shkuar në Sarandë, duhet të kalonin nga Korfuzi.
Sipas Telegraph, numri i turistëve britanikë në Shqipëri, do të ishtë i lartë për një sërë çështjesh, përcjell Tv Klan.
Një, sepse tur operatorët bazë në Britani, tani do të kenë mundësinë të përfshijnë në itenerarin e tyre më shumë destinacione pas zhvillimit të këtij sektori në 3 dekadat e fundit në Shqipëri. Arsyeja e dytë është rritja e shërbimit dhe hapësirave akomoduese, përgjatë bregdetit.
Kaq i fortë është ky interes për udhëtime aq sa Shqipëria është destinacioni më i popullarizuar ballkanik duke eklipsuar Kroacinë më të famshme.
“Ne po shohim gjithashtu një klientelë më të re në moshë, për shkak të popullaritetit të resorteve të plazhit të Shqipërisë në Instagram”, shprehen agjentët për median britanike.
Të tjera
-
Shahin Dervishaj: Ka ardhur koha ta bëjmë Kosovën 77 herë ma mirë
Një emër i ri dhe i fuqishëm pritet ti futet skenës politike të Kosovës. Shah...
-
Bekteshi pas tubimit në Obliq: Në këtë frymë do të vazhdojmë deri më 9 shkurt, deri në fitoren e madhe
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lendita B...
-
Xhafer Gashi: Obiliqi po e shkruan historinë e fitores, LDK është forca e ndryshimit
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Gas...
-
Publikimi i bisedave në WhatsApp, Daut Haradinaj kërkon komision hetimor për këto tema
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Vdes një polic, Sindikata: Humbja e tij është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës
Ka vdekur zyrtari policor, Samet Rexhepi. Sindikata e Policisë ka lëshuar ...
-
Rama shpall gjendje të jashtëzakonshme për mbeturinat në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shpallur gjendje të jashtëzakonsh...
-
Daut Haradinaj për Kushtrim Xhemailin: E kemi krah të djathtë që shumë vjet në Aleancë, një i ri që i duhet Kuvendit të Kosovës
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, në një tubim të mbajtur në Kodr...
-
Albana Haxhimustafa Murseli: Respekti për veteranët nuk duhet të mbetet vetëm fjalë
Kandidatja për deputete nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana ...
-
Bedri Hamza: Puna e çdo qytetari do të vlerësohet drejtë, 50% do t’i rris pagat në sektorin publik
“Për shumëkënd, jeta në Kosovë është shumë e vështirë”. Kështu shprehet ka...
-
Ganimete Musliu: Edhe pak ditë kanë mbetur deri në fitoren e madhe të PDK-së dhe Kosovës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është e bindur s...
-
Vlora Dumoshi: Obiliqi i LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës ka organizuar mbrëmë një tubim të madh në qyteti...
-
Rrezarta Krasniqi: Pantina në këmbë për ndryshimin
Banorët e fshatit Pantinë të Vushtrrisë kanë pritur të dielën mbrëma deputete...