Lajme

Pse Japonia nuk heq dënimin me vdekje?

Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 20 May 2022

Dënimi me vdekje po “del nga moda”. Më shumë se 70% e vendeve e kanë hequr dënimin me vdekje. Midis anëtarëve të OECD-së(Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), një klub i vendeve të pasura, Amerika dhe Japonia janë të vetmet që vazhdojnë të ekzekutojnë kriminelët.

Presidenti Joe Biden ka premtuar t’i japë fund dënimit me vdekje në nivel federal dhe ka vendosur një moratorium në qershor të vitit të kaluar (megjithëse shumica e ekzekutimeve në Amerikë kryhen nga shtetet).

Japonia po ndjek një tjetër drejtim. Ajo nuk kishte ekzekutuar askënd që nga viti 2019, një sinjal i dukshëm se ligji mund të shfuqizohej gradualisht. Por në dhjetor 2021, Kishida Fumio, kryeministru i ri miratoi dënimin me vdekje të 3 personave.

Pse Japonia ka ende në fuqi dënimin me vdekje?

Udhëheqësit e Japonisë e dinë se dënimi me vdekje ndihmon vendin të jetë në një pozitë të rëndësishme globale. Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut e ka kritikuar vazhdimisht këtë praktikë.

Por Furukawa Yoshihisa, ministri aktual i drejtësisë, ka thënë se për sa kohë që ndodhin “krime mizore”, dënimi me vdekje do të jetë në fuqi. Zyrtarët gjithashtu argumentojnë se ekzekutimi duhet të jetë në fuqi dhe të cilësohet si një praktikë kulturore unike në të mirë të popullit.

Politikanët përdorin mbështetjen e supozuar dërrmuese të publikut si justifikim: 80% e japonezëve janë në favor të dënimit me vdekje, sipas sondazheve të qeverisë, dhe shifra ka qenë vazhdimisht e lartë për dekada me radhë, raporton abcnews.al.

Por zelli popullor për dënimin me vdekje mund të jetë më pak i ashpër se sa duket. Për shembull, të anketuarve u kërkohet të zgjedhin nëse ekzekutimet janë “të lejuara” apo “duhet të anulohen”, duke lënë shumë pak hapësirë ​​për të kuptuar pikëpamjet e agnostikëve.

Të dhënat nga të njëjtat sondazhe sugjerojnë se shumë mbështetës do të ishin të hapur ndaj perspektivës së heqjes së dënimit me vdekje nëse do të futej një sistem alternativ, siç është burgimi i përjetshëm pa lirim me kusht – një fakt i përmendur rrallë nga zyrtarët.

Ata as nuk e pranojnë se ka prova të pakta se ekzekutimi i kriminelëve e ka ndihmuar Japoninë të arrijë një nga nivelet më të ulëta të krimit në botë.

Por populli nuk është shumë i informuar në lidhje më këtë praktikë sepse ekzekutimet bëhen në fshehtësi. Japonia filloi të zbulojë emrat e të ekzekutuarve vetëm në vitin 2007.

Të burgosurit njoftohen vetëm disa orë para përpara ekzekutimit dhe anëtarët e familjes e marin vesh lajmin e hidhur pas ekzekutimit. Mungesa e një opozite të fortë politike ndaj Partisë Liberal Demokratike në pushtet ka krijuar një frymë të tillë.

Një pjesë e vogël e aktivistëve të të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund dënimit me vdekje, por deri me tani situata mbetet kritike. Mosndryshimi i ligjit sigurisht nuk ka gjasa të shkaktojë zemërim te publiku, por as dënimi gabimisht i tyre nuk ka arritur të shkaktojë zemërim të publiku.

Por politika mund të shkaktojë vështirësi diplomatike.

Vitin e kaluar, ajo u bë një pengesë e madhe pasi Australia dhe Japonia negociuan një marrëveshje për të lejuar forcat e tyre të armatosura të bashkëpunojnë më shumë. Australianët ishin të shqetësuar se ushtarët e tyre në Japoni mund të përballeshin me dënimin me vdekje.

Si rezultat, nënshkrimi i marrëveshjes u vonua. Me rënien e ekzekutimeve federale në Amerikë, Japonia pritet të bëhet gjithnjë edhe më e izoluar.

Të tjera