Pse është i nevojshëm kontrolli i ndihmës shtetërore në Kosovë ?
Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 24 December 2021
Shkruan: Elton Tota
Në procesin e integrimit Evropian të Kosovës ashtu si edhe për vendet e tjera të rajonit të cilat ndodhen në procesin e stabilizim asocimit, progresi matet me nivelin e përmbushjes së obligimeve që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit e nënshkruar me BE-në (MSA). Ndër të tjera këtu bëjnë pjesë edhe dispozitat e MSA-së që parashohin progresin që duhet të bëjnë institucionet e Kosovës në fushën e ndihmës shtetërore.
Për Kosovën, obligimet e marra përsipër në fushën e ndihmës shtetërore datojnë para shumë vjetëve. Së pari, këto obligime i ka marrë përsipër ti përmbush me Marrëveshjen eTregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA – 2006) dhe me Traktatin e Komunitetit të Energjisë (2006), ku Kosovës i është kërkuar që të themelojë organet rregullatore të ndihmës shtetërore dhe ta rregullojë ndihmën shtetërore në përputhje me rregullat e BE-se për ndihmën shtetërore. Dhe më së fundi, të njëjtat obligime kontraktuale Kosova i ka marrë përsipër edhe me MSA-në (në vitin 2016).
Për të kryer harmonizimin e legjislacionit vendor me rregullat e BE-se për ndihmën shtetërore, Kosovës i nevojitet një angazhim i madh dhe ndihmë profesionale në hartimin e legjislacionit. Përveç harmonizimit të ligjit për ndihmën shtetërore për ta sjellë atë në pajtueshmëri me legjislacionin e BE-së (acqui communautaire) është i nevojshëm edhe krijimi i legjislacionit sekondar, përkatësisht rregulloret dhe udhëzimet e nevojshme. Kurse, nga ana tjetër, vemëndje e posaçme duhet ti kushtohet edhe zbatueshmërisë së legjislacionit si dhe monitorimit të ndihmes shtetërore.
Duke pasur parasysh edhe specifikat e fushës së ndihmës shtetërore, vëmëndje e madhe i duhet kushtuar edhe burimeve njerëzore. Për më tepër, duke qenë se edhe rregullat e ndihmës shtetërore janë në ndryshim të vazhdueshëm edhe në nivelin e BE-së (sidomos kohët e fundit edhe nën ndikimin e pandemisë Covid -19), stafi i ndihmës shtetërore duhet të jetë i mjaftueshëm, i mirëpërgatitur dhe i trajnuar për të kuptuar, interpretuar dhe zbatuar ashtu siç duhet rregullat në fuqi të ndihmës shtetërore si edhe për të qenë në gjendje të përcjellin ndryshimet e vazhdueshme që ndodhin në këtë fushë në nivel të BE-së.
Sipas legjislacionit të BE-së referuar ndihmës së shtetit, por edhe Ligjit për ndihmën Shtetërore të Kosovës, në përgjithësi ndihma shtetërore është e ndaluar, por përjashtimisht mund t’ju ofrohet ndërmarrjeve në vështirësi financiare pasi kërkesa për ndihmë ti nënshtrohet një procesi të vlerësimit që mundëson dhënien e një ndihme të kontrolluar nëse ndihma është e pajtueshme me rregullat për ndrihmën shtetërore dhe jepet për qëllim të caktuar. Meqë ndihma shtetërore jepet përmes burimeve shtetërore në forma të ndryshme si: subvencione, kredi të buta, lehtësime tatimore, garanci të ndryshme, favorizime në tenderime publike, ajo duhet të kontrollohet sipas një procesi profesional vlerësimi dhe vendimarrje nga institucionet përkatësë të ndihmës së shtetit pasi në të kundërt ndihma mund t’iu mundësojnë disa ndërmarrjeve përfitime të caktuara dhe rrjedhimisht epërsi ndaj ndërmarrjeve të tjera të cilat nuk e përfitojnë një ndihmë të tillë, duke sjellë kështu edhe shtrembërim të konkurencës në treg.
Rregullat e ndihmës shtetërore (përfshirë edhe ato të konkurrencës) janë relativisht pak të njohura në Kosovë, kanë qenë pothuajse jashtë vëmëndjes për një kohë të caktuar dhe rrjedhimisht janë më pak të zhvilluara dhe të praktikuara edhe nga institucionet përkatëse. Por, në fakt rregullat e ndihmës shtetërore kanë një rëndësi të madhe sepse mundësojnë rritjen dhe ruajtjen e konkurencën në treg ndërmjet ndërmarrjeve si dhe funksionimin e ekonomisë së tregut. Por siç u përmend më lart, nëse kjo ndihmë ofrohet pa kontroll dhe jashtë vlerësimeve profesionale, ajo mund të sjell shtrembërimin e konkurencës dhe t’iu krijojë avantazhe tregtare ndërmarrjeve të caktuara.
Zbatimi i saktë i rregullave të ndihmës shtetërore – së pari do të thotë që ndihma që jepet duhet të kontrollohet për tu siguruar që ndihma që iu ofrohet ndërmarrjeve në treg (qoftë shtetërore, private apo OJQ) është me të vërtetë e nevojshme dhe vjen si domosdoshmëri për t’iu përgjigjur një problemi ekonomik apo dështimi në treg të ndërmarrjes në fjalë. Së dyti, do të thotë që kjo ndihmë të jetë proporcionale – pra të mos jepet ndihmë e tepërt dhe së treti të jetë e kufizuar në kohë. Ky kontroll i dhënies së ndihmës duhet të jetë efektiv dhe të mos i tejkalojë këto parametra, një ndihmë e tepërt apo e pakontrollar mund të ketë ndikim në shtrembërimin e konkurencës duke favorizuar ndërmarrje të caktuara në treg, dhe në shkallë më të gjërë mund të ndikojë deri edhe në tregtinë e brendshme ose të jashtme me vendet e tjera.
Prandaj, institucionet e Kosovës duhet që ti kushtojnë rëndësi këtij sektori për ta zhvilluar më tej në mënyrë që të ndihmohen ndërmarrjet që kanë nevojë duke ndikuar kështu edhe në ruajtjejn e konkurrencës në treg. Dhe së dyti zhvillimi i këtij sektori do të thotë edhe punë në drejtim të plotësimit të njërit ndër kriteret ekonomike të paraparë me MSA-në.
Autori është ekspert ligjor në projektin e BE-së në mbështetje të Autoritetit Kosovar të Konkurëncës dhe Komisionit të Ndihmës së Shtetit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...