Lajme

Pse Biden po kërkon ta heqë qafe Putinin para zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 30 April 2023

Në Amerikë kanë nisur “ethet e zgjedhjeve” të vitit 2024, ku do të zgjidhet presidenti i vendit. Megjithatë, siç është dëshmuar ndër vite, kur vjen puna tek zgjedhjet, sytë e gjithë botës janë tek SHBA. Këtë vit, veçanërisht, do të jetë Ukraina ajo që do të ndjekë me vëmendje procesin, pasi tërthorazi nga njeriu që do të zgjedhin amerikanët për president, varet e ardhmja e saj.Ndërsa çështjet e brendshme do të mbizotërojnë zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm në SHBA, mënyra se si votojnë amerikanët mund të ketë një ndikim të thellë në politikat e vendit ndaj Ukrainës dhe Rusisë.

Plani i Biden

Joe Biden shpalli kandidaturën e tij për rizgjedhje më 25 prill, në katër-vjetorin e fillimit të fushatës së tij të mëparshme presidenciale. Ky do të jetë në fakt kandidimi i katërt i Biden për president: përpjekja e tij e parë erdhi përpara rënies së Bashkimit Sovjetik. Sa i përket luftës në Ukrainë, Joe Biden, kandidati demokrat mesa duket dëshiron që ajo të përfundojë sa më shpejt. “Biden do të donte që lufta të përfundonte deri në fund të vitit 2023, përpara se të fillojnë zgjedhjet paraprake në SHBA (në fillim të vitit 2024), që nënkupton bisedime paqeje ose armëpushim midis nëntorit 2023 dhe shkurtit 2024, kur luftimet do të pezullohen pë shkak të dimirit”, tha Tim Willasey-Wilsey, ish-diplomat i lartë britanik dhe ekspert ushtarak, për “The Scotsman’.

-Advertisement-

Lufta në Ukrainë merr fund brenda vitit, Joe Biden kërkon ta

Fati i Ukrainës është një nga matësit më të mirë të efektivitetit të Bidenit si një lider botëror, një mbrojtës i vendosur i demokracisë. Biden ka marrë lavdërime, deri më tani, por Shtetet e Bashkuara gjithashtu mund të bëjnë më shumë. Biden mund të ketë një vizion se si Ukraina do të fitojë, por nëse jo, në vitin 2024, votuesit do të duan të dinë se çfarë po merr Amerika mbrapsht për miliarda ndihma për Ukrainën. Biden do duhet t’iu japëatyre patjetër një përgjigje bindëse.

Negociatat

“Duke supozuar se ofensiva e pranverës fillon në javët e ardhshme kjo i jep Ukrainës gjashtë muaj për të fituar luftën. Por ky objektiv do të jetë i vështirë për t’u arritur sepse sulmi është më i vështirë se mbrojtja. Përveç kësaj, aleatët e kanë pajisur Ukrainën për një luftë mbrojtëse. Edhe nëse të gjithë tanket e premtuar Leopard 2 arrijnë në kohë, nuk do të ketë mjaftueshëm prej tyre për të thyer mbrojtjen ruse, siç supozohet nga gjeneralët si Heinz Guderian ose Georgy Zhukov”, tha Wilsey. Pavarësisht nga të gjitha këto rezerva, Wilsey nuk e mohon plotësisht mundësinë e një fitoreje të Ukrainës, megjithatë, sipas tij “ka më shumë gjasa që në tetor 2023 vijat e frontit të mos jenë shumë të ndryshme nga sot”. Ky ngërç duket se do t’i hapte rrugën negociatave. Gazetari më pas parashtron hipoteza të ndryshme se si mund të marrin formë negociatat, por duket se nuk ka dëshirë e vullnet për to. Sakaq, sipas dokumenteve të publikuara në internet nga Pentagoni,parashikimi nuk është kaq optimist.

Ato arrijnë në përfundimin se, edhe nëse Ukraina rimerr sasi “të rëndësishme” territori dhe shkakton “humbje të paqëndrueshme në forcat ruse”, kjo nuk do të çonte në bisedime paqeje. “Ka qenë gjithmonë një garë për të parë se kush i mbarojnë burimet i pari,” tha Heather Conley, një studiuese për Evropën dhe presidente e fondit gjerman Marshall. Ajo tha se ishte dakord me pretendimin e inteligjencës së SHBA-së se negociatat do të fillonin vetëm pasi njëra palë të “shterohet”, një perspektivë që duket larg.

Manovrat e Perëndimit

“Asia Times” gjithadshtu thekson se mungesa e mbrotjes ajrore për kundërofensivë është një problem i rëndësishëm. Po ashtu hedh hipotezën se SHBA-ja mund të dërgojë “vullnetarë” ekspertë në Kiev për të fluturuar me avionë të NATO-s të maskuar si avionë ukrainas. “Nuk është asgjë e re” shkruan “Asia Times”. “Mjafton të kujtojmë Tigrat Fluturues të Luftës së Dytë Botërore ose pilotët rusë me uniformë kineze që fluturonin me MIG në Luftën e Koresë, ose pilotët rusë që paraqiteshin si egjiptianë në Luftën Egjipt-Izrael (1967-1970)”, shkruan më tej. Shënimi i Asia Times përfundon duke lënë të kuptohet për reagimet e mundshme ruse (bombat atomike taktike) ndaj këtij përshkallëzimi të ri të mundshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera