Lajme

Pse Behgjet Pacolli nuk mori pjesë në inaugurimin e presidentit Biden?

Autori: Gazeta inFokus 23:04 | 22 January 2021

Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli pati treguar se kishte marrë ftesë për ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan Joe Biden. Por ai nuk udhëtoi drejt SHBA’së.

Vetë Pacolli ka shpjeguar arsyet që e çuan te një vendim i tillë?

“Është pothuajse një traditë që nga presidenti Clinton e dy inaugurimet e presidentit Obama, në inaugurimin e presidentit Bush, tani edhe të presidentit Trump, ka pasu ftesa edhe për inaugurimin e presidentit Biden’, thotë Pacolli.

-Advertisement-

“Nuk munda të shkoj për arsye se edhe kjo situata elektorale në Kosovë por edhe pandemia edhe pak insistenca e familjes sime, shoqes sime”, tha Pacolli për RTV21.

“Shoqja ime sapo ka kaluar Covid-19, pra dy-tre ditësh ka dalë nga izolimi dhe ajo ende s’e ka ndjerë vetën të aftë të udhëtojë dhe po të kishte qenë një situatë tjetër ajo do të vinte me mua dhe do të më nxiste të shkojë dhe vendosëm që të mos shkojmë as unë dhe as ajo’, tha Pacolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera