Pse Amerika, të bëhet garantuese e “Marrëveshjes historike” me Serbinë?
Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 30 November 2017
Shkruan: Fadil Maloku
1.E mira së mirës, do ishte sikur prezenca e SHBA-ve, të demonstrohej përmes aktit dhe faktit të pranimit në negociatat finale të statusit të Kosovës. Tani, kujtojë që qeveria e Kosovës ka bë mirë që po insiston në prezencën amerikane. Edhe për një arsye të thjesht; Amerika, ishte dizajnuesja, arkitektja, mikja, dhe lokomotiva kryesore e çlirimit të kombeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
2.Natyrisht, ajo ka edhe interesa; strategjike (mbikëqyrjen e gjithë Europës Juglindore), politike (triumfin e demokracisë neoliberale) e të sigurisë (kontrollin mbi këtë rajon, me përplot sfida etnike)etj. Pra, suma sumarum, Evropa per mendimin tim nuk dëshmojë se është e zonja, t’i qoj më tej problemet e sidomos të natyrës; etnike, politike, por, jo edhe ekonomike (!), që e kapluan ish miniperandorinë postkomuniste, të identifikuar si ish Jugosllavi.
3.Kompromiset, jam shumë i bindur që do ndodhin… Se në çfarë përmasash, në çfarë tematikash, në çfarë sferash, etj. E them kështu, ngase, jam shumë i bindur që; Projekti i Ahtisarit, duhet të shkojë për disa arsye në muze.
- E para, shkakun se; ai më nuk është kompatibil dhe koherent me zhvillimet dhe proceset aktuale, dhe ato në nivelet; rajonale (Ballkani Perëndimor, ka nevojë për një ristrukturim social, etnik, politike, e integrues), kontinentale (në Evropë kemi dy procese paralele; proceset integruese dhe ato dezintegruese) dhe ato globale (kriza e lidershipit, kriza e identitetit civilizues, kriza…).
- E dyta, ky Projekt anipse ishte i paraparë si i përkohshëm…, në fakt, në mandatin e tij demonstrues, në pothuajse, shumicën e sferave sociale e politike, nuk u dëshmua edhe aq pragmatik dhe praktik. Kjo vlen sidomos për procesin e shtendërtimit, atë të luftimit të deformiteteve politike (krijoj një kastë korruptive e kriminale), procese, këto që e vonuan dukshëm përfundimin e sidomos shtendërtimit! Paramendojeni, ne jemi akoma në transicion e improvizojmë standardet e reduktimit të shtetësisë! Edhe reduktimi i rolit te shtetit dhe ndërtimi i tij, është absurd i llojit te vetë, të ndodhin në ndërkohë…!?
4.Nëse, I adresohemi një Marrëveshje historike, të tipit mbarëkombëtar, atëherë, “eskepcionalizmi shqiptarë, duhet të mësohet të sundohet nga ligjet, e jo nga oligarkët! Sepse, “eksepcionalizmi shqiptar” nuk nënkupton se ata tash janë një komb i zgjedhur, apo edhe i veçantë në krahasim me të tjerët, porse, një komb i cili ka vendosur që emancipimin e tyre qytetërues ta ushtroj e kultivoj eksluzivisht përmes ligjeve demokratike, e jo siç vepruan gjerë më tani, përmes sundimit autokratik e korruptiv!
“Ekzsepcionalizmin shqiptar”, do filloj të respektohet si te miqtë ashtu edhe te armiqtë tanë, vetëm atëherë kur elitat e reja politike, fillojnë të synojnë BESIMIN (në vetvete!) dhe AMBICIET (politike, ekonomike, juridike, sociale, ushtarake e kulturore), e bashkimit kombëtarë, e jo AMBICIET e feudeve dhe të mbajtjes përjetësisht në pushtet! Ne, ashtu si Amerika, vendin duhet ta ndërtojmë në kundërshtim të hapur me principet makiaveliste! Ngase, LIRIA INDIVIDUALE, e sidomos ajo e BARAZISË PARA LIGJIT (liria e fjalës, ajo e mendimit dhe besimit,..etj.) DUHET të shndërrohen në fondamente të organizimit dhe i funksionimit tonë politik, në shoqëritë tona…!
Ndryshe, edhe më tej do mbesim vende, ku sundojnë NJERËZIT, e jo LIGJI!!
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...