Pse 16-17 vjeçarët duhet të lejohen të votojnë
Autori: Elton Tota 09:37 | 16 August 2024
Diskutimet për reformat zgjedhore janë të zakonshme sidomos në prag të zgjedhjeve, prandaj edhe tingëllojnë jo shumë serioze sepse në këto raste ka pak hapësirë kohore për të ndërmarrë veprime, ato fokusohen më shumë tek sistemi zgjedhor dhe pothuajse pak ose aspak tek përmbajtja dhe gjithpërfshirja. Nga ana tjetër, në zgjedhje vihet re pjesëmarrje gjithnjë e më e vogël e qytetarëve (pa renditur arsyet që sigurisht janë të ndryshme dhe të shumta).
Mendoj se ka ardhur koha që 16 – 17 vjeçarët të lejohen të votojnë, të paktën në zgjedhje lokale. Kështu rritet përfshirja e tyre në vendimmarrje, dhe mundësia që ata ta vlerësojnë nivelin e shërbimeve në tërësi, dhe sidomos të atyre që lidhen me aktivitetet rinore. Ata janë pjesë e e rëndësishme e shoqërisë dhe preken nga vendimet e marra nga qeveritë.
Kjo çështje meriton një trajtim të vëmendshëm, një diskutim të gjërë dhe sigurisht që debatet nuk duhet të kryhen në nivel të ekspertëve të sistemeve zgjedhore, por së pari, kjo është dhe duhet të mbetet vetëm një çështje e zhvillimit shoqëror; ‘thembra e akilit’ mbetet nëse të rinjë e kësaj grup moshë janë mjaftueshëm të ‘pjekur’ të votojnë? Në këtë element për shembull Gjykata Kushtetuese Belge në vendimin e saj (në Mars 2024) mbi uljen e moshës për të votuar u shpreh se 16 vjeçarët kanë pjekuri të mjaftueshme për të votuar. Gjithsesi, një sërë argumentesh ‘pro’ dhe ‘kundër’ mund të diskutohen. Diskutimet mbi këtë çështje mund të marrin kohë dhe madje të kalojnë edhe disa vite deri në një vendimmarrje konkrete.
Deri tani, në debatet që prekin reformat zgjedhore, kjo është pothuajse e vetmja çështje e cila ende nuk është trajtuar, dhe mendoj se ka ardhur koha që tashmë duhet të jetë pjesë e tryezave të diskutimit jo vetëm në Kosovë por pa përjashtim në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ka shtete që debate të tilla i kanë hapur para 15- 20 viteve (pavarësisht nëse në fund iniciativa të tilla kanë rezultuar me sukses apo jo). Aktualisht, Në pjesën më të madhe të shteteve të Evropës mosha e lejuar e votimit është 18 vjeç, por që trendi i tyre është drejt uljes së moshës së votimit. Në këtë drejtim po lëviz edhe vetë BE-ja e cila së fundi po tenton ta unifikojë këtë çështje dhe në vitin 2022 ka propozuar aktin legjislativ (draft rregulloren për zgjedhjen e Anëtarëve të Parlamentit Evropian) për uljen e moshës së votimit në 16 vjeç.
Në Evropë, edhe pse në shumicën e shteteve të BE-së kufiri i moshës për të votuar në gjitha zgjedhjet përfshirë edhe zgjedhjet për Parlamentin Evropan vazhdon të mbetet mosha 18 vjeç; në vitet e fundit ky kufi moshe ka filluar të ndryshojë – të ulet. Kjo, kryesisht për shkak të ndikimit nga lëvizje, parti politikë, OJQ dhe organizata të shoqërisë civile që mbrojnë interesat e të rinjve, por edhe të një qasje gjithnjë e më pozitive në Evropë për të rritur përfshirjen dhe përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje.
Nëse deri tani në BE ishin vetëm tre vende me moshën e lejuar të votimit nën 18 vjeç: Austria (në vitin 2007) si vendi i parë në Evropë me moshën e e lejuar të votimit 16 vjeç për pjesëmarrje në të gjitha zgjedhjet; Greqia (në vitin 2016) me moshën e lejuar të votimit 17 vjeç për pjesëmarrje të gjitha zgjedhjet, dhe Malta (në vitin 2018) me moshën e lejuar të votimit 16 vjeç për pjesëmarrje në të gjitha zgjedhjet. Së fundi, Gjermania dhe Belgjika (në vitin 2023) kanë ulur moshën e votimit në 16 vjeç për pjesëmarrje për zgjedhjet e Parlamentit Evropian.
Megjithatë këtu duhet të kemi parasysh dhe të ‘ndikohemi’ nga trendi zbritës i moshës së lejuar për të votuar, pra trendi lejues i të rinjve nën 18 vjeç për të votuar, pavarësisht se në çfarë lloj zgjedhjesh marrin pjesë (lokale, parlamentare apo për Parlament Evropian). Kjo sepse disa shtete në Evropë, për shembull Estonia (nga viti 2015) e ka ulur moshën e lejuar të votimin në 16 vjeç vetëm për zgjedhjet lokale; dhe Gjermania (nga viti 2016) në votimet për zgjedhjet lokale dhe në disa lende (shtete federale) të saj edhe në votimet për zgjedhjet e lendeve e ka ulur moshën e votimin në 16 vjeç, dhe po ashtu synon që ta ul moshën e votimit edhe për zgjedhjet për Parlamentin e Gjermanisë (Bundestagun). Edhe në SHBA, për shembull shteti i Maryland-it (nga viti 2013) në votimet për zgjedhjet lokale e ka ulur moshën e votimit në 16 vjeç, shteti i Massachusetts (në vitin 2022) veproi njëjtë, kurse të njëjtat diskutime publike për këtë çështje po zhvillohen aktualisht edhe në shtetin e Kalifornisë.
Ndryshe nga shumë vende të tjera (në Evropë, Amerikë por edhe në shtete më pak të zhvilluara si ato të Amerikës së Jugut), tek ne ende nuk është hapur ky diskutim, mbase kjo tregon edhe rëndësinë e pamjaftueshme që i kushtohet kësaj kategorie shoqërore kur vjen në shprehje përfshirja e tyre në vendimmarrje dhe mbrojtja e interesave të tyre. Me votën e tyre, të rinjtë mund të influencojnë drejtimin dhe mënyrën e qeverisjes dhe të zgjedhin përfaqësues që reflektojnë më mirë idetë e tyre.
Të tjera
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qyte...
-
Partia gjermane që synon t’i fitoj zgjedhjet, AdD, dëshiron që Gjermania të dal nga BE
AfD, në pjesë të saj ekstremiste e djathtë ka deklaruar në manifestin e saj e...
-
Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore
Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin ...
-
Izet Mexhiti thotë se e di vendndodhjen e Artan Grubit
Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, ka deklarua...
-
Shfaqen përsëri grafite me simbolin serb në veriun e Mitrovicës
Policia raporton se janë shfaqur grafite me simbolin serb në veri të Mitrovic...
-
Nëna nga Prishtina raporton në polici se ia kanë rrëmbyer djalin për një borxh 300 euro
Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se me datën 16 të këtij muaji i ...
-
Mjek nga Arabia Saudite, jetonte në Gjermani nga viti 2006 – Detaje të reja për sulmuesin në Gjermani
Dhjetëra njerëz u plagosën dhe të paktën dy persona, duke përfshirë një fëmij...
-
Ardhja e mërgimarëve, deri në një orë pritje në Merdare dhe te Dheu i Bardhë
Kanë filluar kolonat në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesi...