PSD-ja ia përgatit letër-dorëheqjen ministres Nagavci
Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 12 April 2022
Partia Social-Demokrate ka mbajtur një aktivitet brenda Ministrisë së Arsimit, nga ku kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit.
Nënkryetari i PSD-së, Qendron Kastrati thotë se ia kanë përgatitur letër-dorëqjen ministres Nagavci, njofton Klankosova.tv.
“Sot kemi dashtë me ardhë te zonja Nagavci dhe ne e kemi përgatitur letër- dorëheqjen, ia kemi bërë gati, e kemi kryer edhe këtë punë”, është shprehur Kastrati.
“Siç e dini me datën 8 prill, bashkë me përvjetorin e ditës së kushtetutës së Kosovës, gjykata kushtetuese ka konstatuar se zonja Nagavci i ka shkelë tri dokumente kryesore për demokracinë në Kosovë, e para e ka shkelë kushtetutën, e dyta e ka shkelë kartën evropiane për qeverisje lokale dhe e treta e ka shkelë ligjin për vetë-qeverisje lokale që është një prej ligjeve më vitale në Kosovës”, shtoi ai.
“Me këtë çka ka bërë zonja Nagavci e para ka arrit me shtrembëruar vullnetin e qytetarëve në një komunë të Kosovës, sepse kjo duke i ka kaluar kompetencat ka ndërhyrë drejtpërdrejt dhe i ka cenu përgjegjësit e komunës”.
Tutje, Kastrati theksoi se ministrja Nagavci duke e keqpërdorë pozitën e vet e ka dëmtuar dikë tjetër, sipas tij.
“E dyta në Kosovës është ndërtuar një precedentë, kur shkelet kushtetuta të gjithë kanë reflektuar, ka raste edhe moralisht dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë, zonja Nagavci duhet me u shkarku ose me dhënë dorëheqje, sepse duke e keqpërdorë pozitën e vet e ka dëmtuar dikë tjetër”.
Të tjera
-
Lushtaku viziton bizneset: Misioni “Ma mirë” synon të ndikoj në forcimin e ekonomisë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 100, Mergim L...
-
Zgjedhja e kryetarit të ri, KPM me arsyetim shtesë: Ka ndodhur kështu edhe në vitin 2016 – anëtarët mund të ndryshojnë rregulloren në çdo kohë
Komisioni i Pavarur i Mediave lidhur me zgjedhjen e Kryetarit të ri, Besnik B...
-
IKSHPK: Nga 6 deri më 12 janar janë raportuar 7826 raste të dyshimta me sëmundje të ngjashme me gripin
Përhapja e shpejtë e gripit sezonal dhe rritja e madhe e rasteve të dyshimta ...
-
Kontingjenti i ri ushtarak moldav niset për në Kosovë
Ushtria Kombëtare e Moldavisë ka dislokuar kontingjentin e 22-të të ushtarëve...
-
Artan Behrami: Presidentja u ka thënë diplomatëve se kthimi i ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë e destabilizon vendin dhe rajonin
Ish-këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka bërë disa akuza...
-
“Sfidat me Vetëvendosjen në pushtet ishin të mëdha” – Krasniqi numëron disa nga dështimet kryesore të qeverisë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ia ka numëruar...
-
Vrạsja e 37 vjeçarit në Gjilan, ngritet aktakuzë ndaj dy të dyshuarve
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër dy t...
-
OKB ka pak alternativa për fonde pasi SHBA tërheq mbështetjen
Pas njoftimit të Presidentit Donald Trump për daljen e Shteteve të Bashkuara ...
-
Faturoi kundërligjshëm qytetarët – Autoriteti Rregullator për shërbimet e ujit gjobit “KRU Prishtinën”
Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit e ka gjobitur me 12 mijë euro, Ko...
-
11-shi i LDK-së Xhafer Gashi takon strukturat e partisë në Dardhishtë: Të bashkuar drejt fitores
Xhafer Gashi, kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Rriten rastet me gripin sezonal, IKSHPK-ja u bën thirrje qytetarëve për vaksinim
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u bën thirrje q...
-
Lendita Bekteshi në Barilevë: Mbështetje e madhe për ringritjen e LDK-së
Kandidatja për deputete me numër 66 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...