Shëndetësi

Provojeni: Pijet që me siguri veprojnë kundër stresit

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 27 September 2017

Nëse në situata të caktuara bëheni nervozë, ju djersiten duart dhe ju përfshin paniku, ndërkaq edhe obligimet e përditshme gjithnjë e më shumë ju ngarkojnë, në vend të tabletave të ndryshme për qetësim, nervozizmin mund ta mposhtni me pije të caktuara për të cilat jemi të sigurt që i keni në shtëpi.

1. Lukthi i zbrazët shkakton nervozë

Kur pas një kafjalli të pasur, rreth orës 11:00 filloni të ndiheni i uritur, në vend që të shkoni për të blerë ndonjë sandviç me plot kalori, më mirë pini lëng domate. Kjo pije do ta furnizojë organizmin tuaj me vitaminat dhe mineralet e nevojshme, por njëkohësisht edhe do t’ju mbrojë nga racioni i drekës.

-Advertisement-

Dy dcl lëng domateje do të jenë plotësisht të mjaftueshme, sepse sasitë e mëdha të kësaj pijeje do të shkaktojnë ndjenjë të pakëndshme në lukth, transmeton Telegrafi.

2. Nervozizmi para takimit të rëndësishëm afarist

Nëse në situata të caktuara, p.sh. para ndonjë provimi të rëndësishëm apo të ndonjë takimi afarist, ju djersiten duart dhe ju kap paniku, atë lloj të frikës mund ta mposhtni me një gotë ujë mineral. Vetëm në gotë uji mineral do të nxisë qarkullimin e gjakut, ndërkaq, krahas kësaj, edhe truri juaj do të funksionojë më mirë.

Nuk dyshojmë fare që pasi të keni pirë një gotë uji mineral, do të lidhni marrëveshje pune ashtu siç keni ëndërruar.

3. Nervozizmi për shkak të obligimeve të shumta

Në kohët e fundit asgjë nuk arrini të bëni me kohë, ndërkaq edhe vonesat në punë janë bërë dukuri e përditshme? Është koha t’i ndryshoni shprehitë e tilla. Për këtë do t’ju ndihmojë një gotë qumësht.

Kjo pije është e pasur me përbërës të cilët lirojnë dhe eliminojnë ngërçin në lukth, i cili është shkaktar i orarit të stërngarkuar ditor. Nëse nuk jeni adhurues i qumështit, bëni lëng nga pemët që i preferoni.

4. Nervozizmi para takimit me të dashurin

Nervozizmin të cilin e kini para takimit me të dashurin i cili ju pëlqen tashmë një kohë të gjatë, do ta hiqni qafe me një gotë pije të fortë alkoolike. Pra, për të mposhtur nervozizmin para takimit fatal, relaksohuni me votkë apo me liker.

Nëse takimi edhe përfundon keq, nuk do të ndiheni e pikëlluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera