Lajme

Protestuesit shpërndahen në disa rrugë, u vënë flakën koshave të mbeturinave

Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 20 Tetor 2026

Situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa pas përplasjeve me forcat e policisë, protestuesit janë shpërndarë në disa drejtime të ndryshme të Tiranës.

Pas ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e turmës, grupe protestuesish janë zhvendosur në rrugë të ndryshme, duke vijuar lëvizjet jashtë zonës kryesore të protestës, raporton A2 Televizion.

Sipas raportimeve, disa prej tyre u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe i kanë lënë në mes të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve të policisë.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy