Lajme

“Protestojmë sepse u dënua pafajësia, u njollosë lufta e popullit që i ishte vjedhur e drejta për liri”

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 18 September 2026

Familjarja e të zhdukurve të luftës, që hapi protestën gjithëpopullore në Prishtinë, ka ndarë një mesazh të fuqishëm me të gjithë protestuesit.

Ajo tha se sot protestohet sepse është dënuar pafajësia e një lufte të domosdoshme e një populli që i ishte vjedhur e drejta për liri, e drejta për dinjitet dhe e drejta për jetë mu në shtëpinë e tyre.

“Sot kur do të duhej të ishim në ditën e dytë të festës po protestojmë. Po protestojmë sepse pafajësia është dënuar me dënime drakonike, ndërkohë kriminelët e luftës dhe njerëzimit, po enden në liri. Ky diskriminim, ky tentim për balancë false për të njëjtësuar viktimën me agresorin po na dhemb deri në palcë. Jemi të dëshpëruar se na është prekur ideali ynë, e po pyesim veten si mban kjo tokë tërë këtë dhimbje, tërë këtë padrejtësi. Si është e mundur të ndodhë gjithë ky inskenim, si nuk u shemb toka, apo çka e shemb këtë tokë tani që këmba e tyre nuk e shkeli tokën e Kosovës?”, tha ajo.

-Advertisement-

“Jemi këtu se po njolloset, përbaltet e tjetërsohet lufta e domosdoshme e një populli që i ishte vjedhur e drejta për liri, e drejta për dinjitet dhe e drejta për jetë mu në shtëpinë e tyre”.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy