Lajme

Protestë para Ministrisë së Donika Gërvallës, organizatorët: Po përballemi me presion të madh, kolegët tanë ikën sepse janë të frikësuar

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 22 September 2022

Shoqata Sindikale e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka organizuar për sot  protestë, për siç u tha gjendjen në këtë Ministri.

Një nga organizatorët e protestës tha se kanë dalë për të shprehur indinjatën e zyre në lidhje me zhvillimet e fundit në këtë ministri.

Ai tha se në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës po bëhet presion i madh ndaj punëtorëve. Sipas tij, si asnjëherë më parë në këtë Ministri është instaluar sistemi i frikësimit e shantazhimit të punëtorëve.

-Advertisement-

“Shoqata jonë kemi dalur të shprehim pakënaqësinë, indinjatën dhe mospajtimin me zhvillimet e kohëve të fundit në këtë ministri. Kjo protestë është akt publik i veprimeve arbitrare dhe të jashtëligjshme të kësaj Ministrie. Ajo që po ndodh sot është akt i paprecedent që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Të gjithë jemi dëshmitarë të një presioni të madh drejt nesh, ne i pamë kolegët tonë duke u larguar sepse janë të frikësuar. Në MPJD është instaluar sistemi i frikësimit, shantazhimit dhe privilegjeve të pamerituara në mënyrat më të ndryshme. Kjo është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, u tha ndër të tjera në protestë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera