Protestë në Mal të Zi kundër marrëveshjes me Kishën
Autori: Gazeta inFokus 23:23 | 07 July 2022
Mijëra qytetarë u mblodhën të enjten mbrëma në Podgoricë për të protestuar kundër nënshkrimit të një marrëveshjeje që rregullon marrëdhëniet e shtetit të Malit të Zi me Kishën Ortodokse Serbe.
“Nënshkrimi i marrëveshjes nuk është zgjidhje e problemit, por thellim i tij. Me marrëveshjen e propozuar dorëzohen kompetenca të rëndësishme të shtetit të Malit të Zi dhe ne nuk pajtohemi fare me këtë”, tha koordinatori i Iniciativës Qytetare “21 Maj”, Aleksandar Sasha Zekoviq, para protestuesve të mbledhur pranë ndërtesës së Qeverisë së Malit të Zi.
Protestuesit mbanin flamujt kombëtarë dhe të Bashkimit Evropian në duar, si dhe pankarta që thoshin se kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, “do të përgjigjet për keqbërjet e tij”.
Protesta, që u vëzhgua nga policia, kaloi e qetë dhe pa incidente.
Seanca e Qeverisë për këtë marrëveshje, që njihet si Marrëveshja Themelore, është caktuar për të premten, më 8 korrik.
Protesta e së enjtes ishte e treta me radhë, qëkur Qeveria e Malit të Zi publikoi tekstin e marrëveshjes, ditë më parë.
Ajo që kundërshtohet me të madhe në propozim-tekstin e marrëveshjes, është pjesa që e njeh subjektivitetin e Kishës Serbe në Mal të Zi gjashtë shekuj më herët se atë të Kishës në Serbi.
Partitë që marrin pjesë në Qeverinë e Malit të Zi ose i ofrojnë asaj mbështetje politike në Kuvend, kanë paralajmëruar se mund të tërheqin përkrahjen, nëse marrëveshja kalon e tillë siç është.
Abazoviq ka thënë se palët që janë të pakënaqura me tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, kanë qenë në dijeni për përmbajtjen e saj.
Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, ka thënë se miratimi i tekstit të Marrëveshjes Themelore mund të vendosë “kurorë” mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.
Të tjera
-
Të shtëna me armë zjarri në Siqevë të Prishtinës, qëllohet një veturë nga dy anët e rrugës
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në fshatin Siqevë të Prishtinës. ...
-
Tri ligjet për të cilat reaguan Ambasadori gjerman dhe Zyra e BE’së nesër në Kuvend
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk ja...
-
Ndalohet edhe një person për spiunazh, është nga rajoni i Mitrovicës – për momentin po i bastiset banesa
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se pas zhvillimit të het...
-
Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë plenare
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare, me fillim nga ora 10:00. ...
-
Kurti s’e takoi Vuçiqin sepse u frikësua – për çfarë e ka fjalën Blerim Latifi?
Analisti Blerim Latifi e komentoi deklaratën e kryeministrit Kurti dhënë nga ...
-
Klinaku: Kurti mashtrues, bëhet kinse i vë kusht për dorëzimin e Radojiçiqit në anën tjetër koordinohet me të
Faton Klinaku nga OVL-UÇK e ka quajtur kryeministrin Albin Kurtin mashtrues, ...
-
Shkëlzen Gashi: Më pëlqyen shumë kushtet e Kurtit që ia qiti Vuçiqit
Analisti Shkëlzen Gashi ka folur për kushtet e kryeministrit Albin Kurti që i...
-
Kushtet e Kurtit në Bruksel, Borell tregon çfarë tha Vuçiq kur i dëgjoi ato
Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme Josep Borell ka duke fol...
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhme në Bruksel
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë takim gjatë javës së ...
-
Reagojnë nga komuna e Obiliqit pasi drejtori i QKMF-së kërcënoi gazetaren e Infokusit: “Nuk është hera e parë që shfaqet i dhunshëm.. Do të marrim masa”
Të martën gazetarja e Infokusit, Hateme Smajli u fye e u kërcënua nga drejtor...
-
Pamje të rënda: Vërshime në Opojë pas reshjeve të mëdha të shiut
Disa pjesë të Opojës janë duke pasur probleme me vërshime. Qytetarë të kës...
-
Borrell: Kurti paraqiti kushte, Vuçiq nuk i pranoi, takimi trepalësh dështoi
Ndonëse ishte planifikuar mbajtje e një takimi të përbashkët mes kryeministri...