Lajme

Protestat rreth shpronësimeve në Shipitullë e Siboc, KEK del me reagim

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 02 July 2024

Korporata Energjetike e Kosovës ka dalë me një reagim pas protestës së banorëve të Shipitullës lidhur me shpronësimin e tokave nga kjo ndërmarrje.

Në njoftim thuhet se përvetësimi i tokës për nevoja xehetare nga KEK bëhet vetëm bazuar në Planin Kryesor Xehetar dhe në legjislacionin në fuqi, përfshirë Kornizën e Politikave të Zhvendosjes (KPZH), Ligjin për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme në Kosovë dhe Ligjin për Miniera dhe Minerale (LMM).

Ndërkohë, sa i përket përvetësimit të tokave dhe zgjerimit të minierave për arsye të tjera, që nuk janë në përputhje me Planin Kryesor Xehetar, dhe planet tjera operative, KEK thotë se kjo çështje është përtej kompetencave dhe interesit të ndërmarrjes.

-Advertisement-

“Për më tepër, edhe sa i përket shqetësimeve (pretendimeve) të banorëve në lidhje me procesin e shpronësimeve, KEK për hire të transparencës të gjitha i ka adresuar tek organet relevante të drejtësisë. Prandaj, sa i përket përvetësimit të tokave dhe zgjerimit të minierave (për arsye të tjera), që nuk janë në përputhje me Planin Kryesor Xehetar, dhe planet tjera operative, përsëri ju bëjmë te ditur se kjo çështje është përtej kompetencave dhe interesit të KEK sh.a”, thuhet në reagim.

Ndryshe, dhjetëra banorë të fshatit Shipitullë të Obiliqit, kanë protestuar të martën para zyrës së Korporatës Energjetike të Kosovës lidhur me shpronësimet e tokave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera