Lajme

Protestat në Tiranë: 320 të lënduar në 9 ditë, mes tyre 192 policë dhe 92 protestues

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 21 Tetor 2026

Autoritetet shqiptare kanë bërë bilancin e protestave të dhunshme në Tiranë dhe në disa qytete të tjera, të cilat kanë hyrë në ditën e nëntë të organizimit të tyre.

Gjatë kësaj periudhe, 320 persona janë raportuar të lënduar, sipas të dhënave të administruara nga strukturat shëndetësore në disa qytete të Shqipërisë.

Sipas bilancit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, mes të lënduarve janë 192 efektivë të Policisë së Shtetit, 92 protestues dhe 36 kalimtarë. Në kategorinë e fundit përfshihen edhe 6 përfaqësues të medias, njëri prej të cilëve i huaj.

-Advertisement-

Vetëm gjatë protestës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur për trajtim 8 persona.

Të dhënat e bilancit shëndetësor janë mbledhur nga Spitali Universitar i Traumës, QSUT-ja dhe spitalet rajonale në Durrës, Vlorë dhe Lezhë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy