Fokus

Protestat e specializantëve, Arben Vitia: Për çdo kërkesë të paarsyeshme do t’ju tregojmë që është kërkesë e pa arsyeshme

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 13 October 2023

Ka disa ditë që një grup i specializantëve janë duke protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë për mos pagesën e kujdestarive prej muajit shkurt dhe kundër detyrimit për të paguar vitin e shkollimit specialistik 500 euro për një vit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një prononcim për Gazetën Infokus, lidhur me protestat e specializantëve ka thënë se ka pasur një takim me të shkurtë me ta.

“Kam pasë një takim të shkurtë, ndoshta 10 minutësh ose 15, për shkak se nuk ka qenë takim i paralajmëruar. Po kur e pashë protestën i kam ftuar në zyrën time”, ka thënë ministri.

-Advertisement-

Gjithashtu, Vitia ka thënë se çdo kërkesë e arsyeshme do të zgjidhet, ndërsa çdo kërkesë siç e quan ai të paarsyeshme do tu tregohet që është e paarsyeshme.

“Qeveria ka ndarë 4 milionë e 200 mijë euro për t’i paguar dhe natyrisht po e zgjedhim edhe problemin e kujdestarisë dhe kjo është që do të bëjmë edhe tutje që çdo kërkesë të arsyeshme ta zgjedhim, ashtu si çdo kërkesë të paarsyeshme t’ju tregojmë që është kërkesë e paarsyeshme”, ka thënë Vitia për Infokus.

Ndiqeni deklaratën e plotë:

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera