Lajme

Protesta e nisur në Hagë vazhdon gjatë majit në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 03 April 2023

Protesta që u mbajt sot para Gjykatës Speciale në Hagë gjatë muajit maj do të zhvendoset në Bruksel.

Kundërshtimi i gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të bëhet muajin e ardhshëm para institucioneve të Bashkimit Evropian, njofton Klan Kosova.

Qindra qytetarë nga Kosova e diaspora u mblodhën sot para Gjykatës Speciale, aty ku nisi gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

-Advertisement-

“NATO, po të gjykohen aleatët”, Kosova viktimë, Serbia agresore”, “Liria ka emër”, “Mos i barazoni viktimat me kriminelë”, ishin disa nga pankartat që i mbanin në duar protestuesit.

Një marsh në mbështetje të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit u mbajt të dielën edhe në Kosovë ku morrën pjesë mijëra qytetarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera