Lajme

Protesta e dhun*shme në Tiranë, 36 të lënduar gjatë së dielës, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spital

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 19 Tetor 2026

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka përditësuar të dhënat për personat e lënduar gjatë protestave në Tiranë, duke bërë me dije se gjatë ditës së diel, 18 tetor, në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë ndihmë mjekësore 31 persona, ndërsa 5 të tjerë janë paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas njoftimit të Ministrisë, nga 31 personat që morën shërbim në Spitalin e Traumës, 21 ishin efektivë policie, 5 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias, e cila është shtruar në spital.

Aktualisht, në Spitalin Universitar të Traumës ndodhen ende 2 protestues, të cilët po kryejnë ekzaminime dhe konsulta mjekësore.

-Advertisement-

Ministria bën me dije se nga 13 tetori e në vijim, numri i personave të shtruar në spital dhe që vijojnë të marrin mjekim ka arritur në 14. Prej tyre, 5 janë efektivë policie, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias. Sipas njoftimit, gjendja shëndetësore e të shtruarve është e mirë.

Ndërkohë, në QSUT, gjatë ditës së djeshme janë paraqitur 5 persona të lënduar, prej të cilëve 2 efektivë policie dhe 3 protestues. Të dhënat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në përditësimin e datës 19 tetor 2026, ora 11:30.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy