Lajme

Propozohet ndërtimi i autostradës Prishtinë – Veri

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 19 June 2023

Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta ndërtojë një autostradë Prishtinë – Veri.

Siç thotë ai, kjo për të treguar se Veriu është plotësisht i Kosovës.

“I bëj thirrje Kosovës të ndërtojë një autostradë evropiane ndërmjet Prishtinës dhe Mitrovicës dhe të lidhë veriun e Kosovës me kryeqytetin e tyre dhe me kryeqytetin e Sanxhakut Novi Pazar”, ka shkruar ai në Twitter.

-Advertisement-

“Zhvilloni veriun e Kosovës për të treguar se veriu është plotësisht pjesë e Republikës Evropiane të Kosovës”, ka thënë ai.

Në Veri të Kosovës ka tension tash e disa javë, ndërkaq bashkësia ndërkombëtare po kërkon de-përshkallëzim të situatës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera