Propozimi franko-gjerman, Spahiu: Shmanget autonomia për serbët e Kosovës dhe termi i njohjes së Kosovës nga Serbia
Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 17 December 2022
Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, në një prononcim për mediumin obozitar serb “Nova” ka thënë se propozimi franko-gjerman (evropian) për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ia lehtëson kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç nënshkrimin e marrëveshjes.
Duke u nisur nga dy problemet kyçe që aktualisht e kanë bllokuar dialogun – themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga Kosova dhe njohja e Kosovës nga Serbia – Spahiu theksoi se propozimi franko-gjerman përpiqet që t’iu shmanget dy kushteve – një nivel më të lartë autonomie për serbët e Kosovës dhe termin e njohës së Kosovës nga Serbia.
“AKShS ofron autonomi më të madhe për serbët në Kosovë në krahasim me Planin e Ahtisaarit, i cili zbret në autonomi kulturore, arsimore dhe shëndetësore. Kjo do të ishte më shumë autonomi. Në çfarë mase do të jetë, ata duhet të bien dakord”.
“Plani franko-gjerman i shmang ato kushte për t’ia lehtësuar Albin Kurtit nënshkrimin e marrëveshjes dhe që shmang termin e njohjes së Kosovës, për t’ia lehtësuar Aleksandar Vuçiç’it”, shtoi Spahiu.
Megjithatë, ai nënvizoi se frika e kryeministrit Kurti sa i përket AKShS-së është krijimi i një “Republika Srpska” në territorin e Kosovës si në Bosnjë dhe Hercegovinë, pra duke e paraqitur atë si një levë për pamundësimin e funksionimit të shtetit.
“Meqë konsiderohet se do të jetë si Republika Srpska, e cila e bën të pamundur që BeH të udhëheqë një politikë të pavarur, kështu edhe shteti i Serbisë me ndihmën e Republikës Srpska e ka nën kontroll të gjithë vendin”.
“Mendohet se kështu do të jetë edhe me Kosovën, nëse kompetencat e atij komuniteti janë të tilla që t’i mundësojnë një gjë të tillë. Sidomos nëse kompetenca është planifikimi hapësinor ose diçka që mund të ndalojë ndërtimin e autostradës, p.sh. Prishtinë – Shkup, dhe pastaj diku në Çagllavicë të vendoset një park paqeje, siç bëri Goran Rakiç në urën e Ibrit në Mitrovicë”.
Ndryshe, për Spahiun zgjidhja optimale për arritjen e një marrëveshjeje Prishtinë-Beograd do të ishte “premtimi për njohje, në këmbim për premtimin për Asociacionin”.
Të tjera
-
Aksident ajror në Stuttgart, dy të plagosur rëndë pas rënies së fluturakes
Pasditen e së dielës ka ndodhur një aksident ajror gjatë uljes në aeroportin ...
-
Hamza: Puna në Trepçë më mësoi se për të arritur diçka në jetë duhet shumë punë dhe sakrificë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për ndi...
-
Abelard Tahiri: Jemi rrugës për ta çuar në burg Martin Berishajn
Kandidati i PDK‘së për deputet Abelard Tahiri, ka qenë i ftuari i radhës në e...
-
Tik-Toku sërish pikënisje e sherrit, të rinjtë përleshen me mjete të forta në Tiranë
Problem që pikënisjen e kishte nga Tik-Toku, u shënua sërish mbrëmjen e së sh...
-
KFOR njofton për patrullime të ushtarëve italianë të KFOR’it në bjeshkët e Istogut në “kushte ekstreme”
KFORI ka njoftuar se sot ka zhvilluar një sërë aktivietesh patruimi dhe vëzhg...
-
Moti i fundvitit dhe Vitit të Ri: Ngrica, mjegull dhe mundësi për reshje bore
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për ...
-
2024 | Dialogu Beograd-Prishtinë në ngërç
Dialogu Beograd-Prishtinë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, nuk solli asnjë progres...
-
Mot kryesisht me diell në ditët e para të vitit 2025
Dy ditët e fundit të vitit 2024 mbi vendin tonë do të jenë kryesisht me diell...
-
Ish krerët e UÇK-së nga Haga ngushëllojnë familjen Krasniqi
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, të cilët po përballen me Gjy...
-
47,000 euro për sponzorimet në Facebook – Shumat rekord të shpenzuara nga Lumir Abdixhiku për postimet personale dhe të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka investuar një ...
-
“Sulmi në Ibër-Lepenc cenoi sigurinë”, Buardani: Roli i KFOR-it ende vendimtar
Situata e sigurisë në Kosovë është e brishtë dhe me potencial të qëndrueshëm ...
-
Gjysmë ore pritje te Dheu i Bardhë
Pritjet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë për momentin nuk janë të shkurta. ...