Propozimi evropian dhe dialogu, temë në takimin e Kurtit me Scholzin

Autori: Gazeta inFokus
13:44 | 18 February 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, u takua me Kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz dhe ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Catherine Colonna.
Në takim u bisedua për progresin në vend, që është evidentuar edhe nga shumë organizata ndërkombëtare si dhe Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022, progres të cilin e përshëndeti Kancelari Scholz.
“Rritja ekonomike, sundimi i ligjit, mbështetja sociale dhe demokratizimi institucional e shoqëror kanë avancuar gjatë dy viteve të fundit, theksoi kryeministri Kurti”, thuhet në komunikatën e qeverisë.
Kryeministri Kurti e njoftoi Kancelarin Scholz dhe ministren Colonna se Qeveria e Republikës së Kosovës së fundmi ka miratuar tri marrëveshjet e nënshkruara me 3 nëntor në Berlin, që së shpejti do të ratifikohen edhe në Kuvend, duke dëshmuar kështu përkushtimin tonë për Procesin e Berlinit.
“U fol edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel, si dhe për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve, të pranuar tashmë si bazë e mirë për diskutime të mëtejme dhe kornizë solide për të ecur përpara”.
“Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të Gjermanisë dhe Francës, Kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës, si vend pro-evropian dhe pro-amerikan, mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”.

Të tjera
-
Diaspora e Kosovës – potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
Diaspora e Kosovës është një aset i fuqishëm, por i pashfrytëzuar në forcimin...
-
Nga tani, për të hyrë në Maqedoni të Veriut do të ketë vetëm një kontroll kufitar
Në pikën kufitare të Bllacës, mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, është mba...
-
Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët: Mos përdorni agjenci për aplikimin e vizave, aplikoni vetë dhe mbrojeni veten
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësi...
-
Përurohet pikëkalimi i përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut në Han të Elezit, Kurti thotë se modeli i kontrollit do të jetë hyrje-hyrje
Autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut kanë ...
-
Sveçla për hapjen e kufirit në Bllacë: Do të ketë veç një ndalesë kontrolli, do të minimizohen pritjet e qytetarëve
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në ceremoninë e hapjes së kufi...
-
Haliti: Albin Kurti nuk është i interesuar të bëj koalicion me PDK-në, e do LDK-në e NISMA-n
Edhe tre ditë kanë mbetur nga dita kur pritet të mbahet seanca konstituive e ...
-
“Ndryshoni mentalitetin, përgatituni për të keqen” – Evropa përgatit qytetarët e saj për lu*ftë
Udhëzues për mbijetesë, grumbullim dhe stërvitje për evakuim masiv. Evropa...
-
Zgjedhja e kancelarit gjerman, me gjasë më 6 maj
Kryetari i CDU-së Friedrich Merz duhet të zgjidhet më 6 maj si kancelari i ri...
-
Policia në Leposaviq gjen një tendë me bimë kana*bisi të mbjella
Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një tendë e improvizuar me bimë...
-
Arrestohen dy vajza, sulm*uan fizikisht tri të tjera në diskotekë dhe më pas me veturë goditen edhe policen
Dy vajza janë arrestuar dje pasi kishin sulmuar fizikisht tri të tjera në një...
-
Trump i bën thirrje Putinit t’i jap fund luf*tës: Vepro më shpejt, mijëra njerëz po vde*sin
Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi Rusinë në postimin e tij në platf...
-
Arrestohet një person lidhur me vde*kjen e dyshimtë të 26 vjeçares dje në Lakrishtë
Është arrestuar një i dyshuar për rastin e vdekjes së 26 vjeçares dje në Pris...