Propaganda skandaloze e euro deputetit francez kundër Kosovës, Miftaraj: Nuk duhet të ndërmarrë asnjë masë ndaj tij
Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 31 October 2022
Gazeta Infokus ka raportuar se deputeti i parlamentit Evropian, Nicolas Bay, gjatë qëndrimit të tij tre ditor në Ballkan ka nisur një fushatë të fuqishme propagandistike kundër Kosovës, duke e quajtur atë “djep të Serbisë” e Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ushtri terroriste.
Në lidhje me këtë ka reaguar drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj. Ai ka thënë se pavarësisht që kjo fushatë e nisur kundër Kosovës nga euro deputeti është e rreme, ajo paraqet mendimin e tij personal dhe se institucionet në Kosovë nuk duhet të ndërmarrin as edhe një masë kundër tij.
Miftaraj ka thënë për Infokus se si Evropa ashtu edhe Kosova, kanë vlerë lirinë e shprehjes të cilën duhet ta mbrojnë andaj edhe propaganda e deputetit Bay, mund të merret si liri e shprehjes.
“Edhe përkundër se qëndrimet e tij të shprehura në rrjetet sociale janë propagandë e pastër, shtrembërim i realitetit dhe pa asnjë argument apo bazë të qëndrueshme, që për bazë kanë keqinformimin dhe dezinformimin e grupit të njerëzve që ai përfaqëson apo ka marr besimin e tyre për ti përfaqësuar në parlamentin evropian, Kosova nuk do të duhej të ndërmerrte asnjë veprim ndaj të njëjtit, pasi përmes kësaj do të faktorizonte njëjtin dhe kauzën e tij të rrejshme, por edhe për faktin se edhe përkundër se lajmet që ai i plason janë fake news, të njëjtat mund të hynë në kuadër të lirisë së shprehjes si vlerë e cila mbrohet dhe respektohet si në Bashkimin Evropian ashtu edhe në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se deklaratat skandaloze të euro deputetit, kurrsesi nuk duhet të shihet si qëndrim zyrtar i parlamentit evropian, por si qëndrime personale në emër të lirisë së shprehjes.
“Parlamenti Evropian ka 705 anëtarë të cilët zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejte. Në kuadër të Parlamentit Evropian janë shtatë grupe politike të cilët nuk organizohen mbi bazën e nacionalitetit apo shtetit që vinë por në bazë të bindjeve politike, sikurse qëndrimet e tij në rastin konkret shprehin bindjet e tij personale dhe asesi qëndrimin zyrtar të parlamentit evropian apo të ndonjërit prej grupeve politike në parlamentin evropian”, ka thënë Miftaraj.
Gjatë tre ditëve që euro deputeti Bay qëndroi në Serbi e në Kosovë ai ka bërë afro 21 postime duke e quajtur Kosovën pushtuese e okupatore të territorit serb. Ai madje e ka quajtur dhe qeverinë e Kosovës si rrjedhje të mafias të islamizuar që përdor fëmijët për të valëvitur flamujt në rrugët e Prizrenit./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Haradinaj për Krishtlindje viziton Pal Lekajn dhe ish-bashkëluftëtarin, Nik Hiseni
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se për Krishtlindje ka vizituar...
-
Ankesat e qytetarëve për ndërprerje të rrymës, Rizvanolli thotë se po ndodh për shkak të mbingarkesës së sistemit
Disa zona të Kosovës ditëve të fundit kanë mbetur për orë të tëra pa energji ...
-
Tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë, të përfshirë një autobus dhe një makinë
Zyra për media e Drejtorisë Rajonale e Policisë në Pejë kanë konfirmuar se në...
-
Reduktimet me rrymë, Syla: Dejona dhe Martin, meqë ka rrymë në veri, a po paguhet ajo?
Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka r...
-
Pamje të rënda | Publikohen pamje të pasagjerëve pak minuta para rrëzimit të avionit në Kazakistan
Një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale ka zbuluar momentet e fundit të...
-
Mbesin pa ujë dy fshatra të Vushtrrisë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se fshatrat Bajskë d...
-
Lista Serbe fiton rastin në PZAP për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur ditë më parë nuk ...
-
Bajrami i reagon Muratit që iu tha qytetarëve se mund t’i refuzojnë 100 eurot e ndara për pensionistë e fëmijë: Ke mbledh taksa, s’është buxheti yt
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hek...
-
Parandalohet një rast i kontrabandës në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Njësitet e Task Forcës – Lindje, në bashkëpunim me Doganën dhe Policinë e...
-
U raportua se Simiqi u sụlmua në veri, Elshani: Sipas informatave u lëndua nga një gotë e thyer
Gjatë ditës në media u raportua se anëtari i Listës Serbe, Igor Simiq, ës...
-
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund lụftës në Ukrainë
Papa Françesku bëri thirrje sot për bisedime mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i ...
-
Reduktimet e rrymës, Tahiri i reagon Ministrisë: Qytetarëve po u propozohet që të shtojnë konsumin gjatë tarifës së shtrenjtë
Besnik Tahiri, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka rea...