Propaganda serbe në aksion: “Aktakuza fshehë se krimet janë etnikisht të motivuara”

Autori: Gazeta inFokus
11:11 | 03 April 2023
Avokati serb Goran Petronijeviq ka pretenduar se ankesa e tij kryesore është fakti se “aktakuza fsheh faktin se të gjitha këto vrasje dhe krime kanë qenë të motivuara etnikisht”, shkruan portali serb “Kosovoonline”.
“Ekziston një fshehje e përhershme e motiveve të atyre vrasjeve, sepse ato janë vrasje me motive etnike, me vetëm një qëllim – të frikësojnë, eliminojnë dhe dëbojnë popullatën joshqiptare nga Kosova, në radhë të parë serbët. Kjo në mënyrë të qartë mungon në aktakuza. Kështu del se të akuzuarit “kanë vrarë” rastësisht dhe se qytetarët e Kosovës po “vrisnin njëri-tjetrin”, që është një histori absolutisht e çmendur. Pjesa e aktakuzës që përmend kampet dhe ku ka informacione se aty kanë qenë njerëzit të cilët kanë qenë të detyruar të zbardhin ato ngjarje. Megjithatë, jam i sigurt se kjo nuk do të rezultojë me asnjë akuzë për trafik organesh, sepse, e theksoj sërish, mungon motivi bazë, përkatësia etnike e viktimave”, ka thënë ai, transmeton Paparaci.
Nëse do të ketë vendime për fajësinë, Petronijeviq pretendon se kjo do të sjellë “njëfarë satisfaksioni të pjesshme për viktimat dhe familjet e tyre”.
“Do të ishte e plotë sikur kualifikimi i veprës penale të krimit të luftës, vrasje dhe dëbim do të ishte i motivuar etnikisht e çka me këmbëngulje po e fshehin sepse Perëndimi është bashkëkryerës në këtë, si dhe në trafikimin e organeve. Përfshirja e tyre në këtë është shkaku kryesor i fshehjes dhe asgjësimit të provave”, ka pretenduar avokati serb.

Të tjera
-
Haradinaj për deklaratën e Bekë Berishës: S’jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë ...
-
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luft*ën në Ukrainë
Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ishte i sigurt nëse do të ishte n...
-
Policia e konfirmon: Mesazhi për bom*bë dyshohet se erdhi nga Serbia
Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar hetime intensive lidhur...
-
Deliu-Kodra: Jo serioziteti i VV-së, pengesa më e madhe për ngërçin në Kuvend
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se po ta merrte me serio...
-
Gashi: Vazhdimi i përpjekjeve për të cenuar rendin Kushtetues është i dëmshëm veçanërisht për VV
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se i takon p...
-
Ndërprerjet e energjisë elektrike prekin mbi 15,000 njerëz në të gjithë Teksasin
Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë prekur 15,070 persona në të gjithë sht...
-
Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren
Eguen Cakolli nga KDI ka reaguar pas dështimit të një tjetër seance konstitui...
-
Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut
Një fëmijë është mbytur mbrëmjen e sotme në një pishinë familjare në fshatin ...
-
Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka përsëritur qëndrimi...
-
Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se bllokuesit e Kuvendit të Kosov...
-
Krasniqi: Gjykata ta vlerësojë sa më parë lëndën, të bie poshtë insistimi për votim të fshehtë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të 42-të të konst...
-
Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri
Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu, pas dësht...