Lajme

Pronarit të kompanisë që iu transferua 2 milionshi i caktohet masa e ndalimit

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 26 October 2020

Pronari i kompanisë “LDA Group”, Kadri Shala, ku dyshohet se janë transferuar 2.1 milionë euro është intervistuar nga Policia dhe siç mëson IndeksOnline i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndryshe gjatë ditës së sotme është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës, Kadri Shala, pronari i kompanisë “LDA Group” me bazë në Llapushnik të Drenasit, kompani kjo e cila ishte e përfshirë në skandalin e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë se aktualisht Shala është duke u intervistuar dhe se të gjitha veprimet e mëtejme të policisë do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetentë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera