Sport

“Pronari i klubit më premtoi se do t’i blinte Messin dhe Kakan”

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 16 November 2017

Robinho ka pohuar se pronari i Manchester City, Sheikh Mansour, i kishte thënë atij se do t’i blinte dy yjet Lionel Messin dhe Leite Kakan.

Robinho u josh nga Real Madridi në skuadrën e Manchester City në shtator të vitit 2008 dhe ishte blerja e parë e madhe pasi klubi nga Manchester u mor në pronësi të Abu Dhabi United Group, transmeton Express.

Tani, braziliani ka zbuluar se atij i ishte premtuar blerja e Messit dhe Kakas kur kishte mbërritur në “Etihad”.

-Advertisement-

“Kam folur disa herë me pronarin Sheikh Mansour. Më pati thënë se do të shpenzonte shumë për t’i blerë Kakan dhe Messin. Kaka ishte afër. Por, Messi… mendoj se Messi ishte i paarritshëm”, ka theksuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera