Lajme

Prona që iu shit babait të deputetit të LVV-së e fshehja e emrave nga AKP-ja, Dakaj flet për raportimin e Infokus-it

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 06 June 2026

Gazetari Shkëlzen Dakaj ka komentuar në emisionin “Contex” raportimin e Infokus me titullin “EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente”, artikull ky i dokumentuar me fakte.

Dakaj theksoi se ky rast ka lidhje me familjen e ish-deputetit të LVV-së, Valon Ramadani, ku një nga pronat e blera rezulton të jetë nën emrin e babait të tij, Hysni Ramadanit.

Ai shtoi se dokumentacioni zyrtar nuk e ka treguar identitetin e blerësve dhe se për një periudhë prej mbi një muaj, kërkesat për informacion janë injoruar nga AKP-ja.

-Advertisement-

“Jemi marrë që një muaj me këtë temë. Java e tretë është që AKP-ja nuk ka kthyer përgjigje Infokusit kur e kemi dërgu listën, kërkesën me na tregu kush janë këto 56 prona që i kanë negociouar brenda një viti dhe i keni shit pasuritë e Kosovës në mënyrë të negociuar. Për herë të parë i fshihet edhe emri blerësit,” tha Dakaj, duke theksuar mungesën e transparencës dhe praktikat e dyshimta në menaxhimin e pasurive publike.

Dakaj shtoi se Albin Kurti më parë deklaronte se këto prona nuk do të shiteshin kështu siç është bërë me 56 prona të negociuara.

“Atëherë, edhe me procedura të rregullta të hapura, ku ka qenë gara e hapur. Albin Kurti thojke se nuk shiten këto prona, kështu se nuk shitet pasuria e shtetit si të vijë me mbyllë. Tre milionë euro paga dhe meditje ka shku vlera e AKP-së, paga meditje, tre milionë, katër milionë e kanë buxhetin për një vit,” ka thënë Dakaj./Gazeta Infokus/

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy