Lajme

Prokuroria thërret sërish kunatën e Alma Arrazit, dyshohet për vërtetësinë e dëshmisë

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 14 May 2024

Në orën 09:55 minuta, Valentina Arrazi, kunata e të ndjerës Alma Arrazi është paraqitur në prokurorinë e Shkodrës.

Ajo është thirrur sërish nga prokurori Ledion Tema për të dëshmuar mbi takimin e fundit me Alma Arrazin dhe 3 fëmijët e saj.

Prokuroria dyshon në vërtetësinë e dëshmisë se dhënë herën e parë nga kunata prandaj është thirrur për herë të dytë. Valentina Arrazi, u paraqit në prokurori e shoqëruar nga familjaret e familjes Arrazi.

-Advertisement-

E gjithë shoqëria shqiptare u trondit disa javë më parë, pasi Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e saj të mitur u mbytën në lumin Buna.

Për këtë ngjarje është arrestuar bashkëshorti Erdgys Arrazi, i akuzuar se shtyu drejt vetëvrasjes Almën, pasi ai kishte një lidhje jashtëmartesore me një 17-vjeçare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera