Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi për kontrabandim me migrantë dhe mbajtje të armëve
Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 27 October 2022
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore ndaj personit me inicialet F.K për kontrabandim me migrantë dhe mbajtje në pronësi të armëve, shkruan Gazeta Infokus.
Përmes një njoftimi nga prokuroria kanë bërë të ditur është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se në punëtorinë e tij , (laborator) në lagjen Tophane, në Prishtinë, ka poseduar një revole ECOL special 99 Cal 9mm, me karikator dhe 2 (dy) fishekë, pa lejen nga organi kompetent dhe në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët.
“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri F.K., gjatë vitit 2020 dhe 2021, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore, prodhon, furnizon, siguron ose posedon dokumente të rrejshme të udhëtimit ose të identifikimit me qëllim të kontrabandimit me migrantëve, ashtu që për përftimin e shumave të ndryshme prej 100 – 200 euro për një dokument, si dhe ka vendosur aparaturat me të cilat ka bërë prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaportë, letërnjoftim, patentë shofer si dhe dokumentacione tjera, të gjitha këto të vendeve të ndryshme, siç janë të Kroacisë dhe të Italisë, dokument këto të rrejshëm të udhëtimit ose të identifikimit, por me qëllim ishte kontrabandimi me migrantë. Me këto veprime i akuzuari F.K., ka kryer veprat penale ‘’Kontrabandim me migrantë’’ nga neni 164 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni komunkatën e plotë:
AKTAKUZË PËR KONTRABANDIM ME MIGRANTË DHE MBAJTJE NË PRONËSI TË ARMËVE
Prishtinë, 27 tetor 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special kundër të pandehurit me inicialet F.K.
Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri F.K., gjatë vitit 2020 dhe 2021, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore, prodhon, furnizon, siguron ose posedon dokumente të rrejshme të udhëtimit ose të identifikimit me qëllim të kontrabandimit me migrantëve, ashtu që për përftimin e shumave të ndryshme prej 100 – 200 euro për një dokument, si dhe ka vendosur aparaturat me të cilat ka bërë prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaportë, letërnjoftim, patentë shofer si dhe dokumentacione tjera, të gjitha këto të vendeve të ndryshme, siç janë të Kroacisë dhe të Italisë, dokument këto të rrejshëm të udhëtimit ose të identifikimit, por me qëllim ishte kontrabandimi me migrantë.
Me këto veprime i akuzuari F.K., ka kryer veprat penale ‘’Kontrabandim me migrantë’’ nga neni 164 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Po ashtu, ndaj të pandehurit F.K., është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se në punëtorinë e tij , (laborator) në lagjen Tophane, në Prishtinë, ka poseduar një revole ECOL special 99 Cal 9mm, me karikator dhe 2 (dy) fishekë, pa lejen nga organi kompetent dhe në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët.
Me këto veprime i akuzuari F.K., ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së
Të tjera
-
Njoftim për regjistrimin online të votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha p...
-
Shteti i BE me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Evropë, politikanët po kërkojnë zgjidhje
Në Gjermani, energjia elektrike është më e shtrenjta në Evropë. Kjo rëndo...
-
Policia në Ferizaj për një javë ka shqiptuar mbi 1 mijë gjoba e ka hequr 3 patentë shoferë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1030 gjo...
-
Tahiri: Pas 9 shkurtit Kosova do të dal në dritë, do të jetë pjesë e NATO’së
Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të...
-
Bedri Hamza: Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Vrạsja e Liridona Ademajt, Prokuroria thërret konferencë për media
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërku...
-
Eksperti i mjekësisë ligjore nis dëshminë në Speciale
Eksperti i mjekësisë forenzike, njëherësh gjeneticist mjekoligjor, William Go...
-
Xhafer Gashi e Linda Bekteshi marrin përkrahjen për ndryshim nga banorët e lagjes së Hashanëve në Obiliq
Kandidati i LDK-së për deputet me numër 11, Xhafer Gashi është takuar mbrëmë ...
-
Konfirmon Lajçak: Këtë javë në Bruksel mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar...
-
Autori i maskuar si shpërndarës picash, dalin detaje të reja tronditëse të vrạsjes së 56 vjeçarit në Tiranë
Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur për A2 CNN se pista e rrethanave f...
-
Pati mosmarrëveshje me burrin, një grua në Rahovec dyshohet se piu ilaçe dhe detergjente
Një grua në Rahovec ka përfunduar në emergjencë pasi e njëjta dyshohet se pas...
-
Qindra banorë të bllokuar në Kukës pas situatës me borë
Qyteti i Kukësit vazhdon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e ...