Lajme

Prokuroria Speciale heton dy krerët e RTK-së

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 13 July 2022

Drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj dhe vartësi i tij, Arsim Halili, janë nën hetime të autorizuara nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dëshmon një dokument i Agjencisë Kundër-Korrupsion (AKK).

Sindikata e Pavarur e RTK, sot përmes një reagimi ka deklaruar se Agjencia Kundër Korrupsion i ka dhënë të drejt sindikatës në rastin me drejtorin e RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj dhe zëvendësdrejtorin, Arsim Halili.

Rasti tanimë është duke u hetuar nga Njësia e Veçantë e Hetimeve, sipas autorizimit të Prokurorisë Speciale.

-Advertisement-

Ahmetxhekaj sipas SPRTK, në janar të këtij viti kishte dëmtuar buxhetin e RTK-së në vlerë prej 21 mijë euro duke e favorizuar Halilin.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e sindikatës, vetëm disa ditë pasi ishte emëruar në postin e ud.drejtorit gjeneral nga Bordi i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj kishte ndërhyrë në Gjykatën e Apelit dhe kishte tërhequr padinë e RTK-së ndaj Arsim Halilit.

“Me këtë ndërhyrje ai i kishte shkaktuar RTK-se dëm financiar në vlerë prej 21 mijë euro mjete të cilat do të shkonin në llogarinë e Arsim Halilit”, thuhet në reagim.

Tutje, gjithmonë sipas sindikatës përveç dëmit financiar “me ndërhyrjen në Gjykatë Ahmetxhekaj e kishte pastruar dosjen e Arsim Hallilit e cila ishte pengesë per ta emëruar atë në postin e ud. zv. drejtorit gjeneral. Menjëherë pas eliminimit të kësaj pengese ai e emëron z. Halili ud.zv. drejtor gjeneral”.

Sindikata e ka publikuar me dëshmi edhe vendimin e Antikorrupsionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera