Lajme

Prokuroria: Po kryhen bastisje në Pejë, Klinë e Istog, disa zyrtarë dyshohen për ndërtime të paligjshme

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 15 July 2021

Prokuroria Themelorë në Pejë ka konfirmuar se është duke u zhvilluar një aksion në këtë komunë, në Klinë dhe në Istog, me qëllim të gjetjes së provave ndaj disa zyrtarëve komunal, që dyshohen për ndërtime të paligjshme.

Prokuroria përmes një komunikatë për media ka thënë se janë angazhuar pesë prokurorë të shtetit nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, në koordinim me Njësitin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinioni publik se, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe urdhëresës së gjyqtarit të procedurës paraprake, janë duke u kryer bastisje në tri komuna (Pejë, Klinë dhe Istog), me qëllim të gjetjes së provave për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndaj disa zyrtarëve komunal, lidhur me ndërtimet e paligjshme”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Prokuroria Themelore në Pejë gjatë ditës së sotme do t’i drejtohet opinionit publik me kohë dhe në mënyrë të përshtatshme për rezultatet dhe veprimet e ndërmarra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera