Lajme

Prokuroria për rastin e 67-vjeçare në Dragash: Hetimet janë duke vazhduar për shkakun e vdekjes

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 27 December 2022

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se rasti i vdekjes së 67-vjeçares në fshatin Kuk të Dragashit është duke u hetuar.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Fitore Mehmeti, zëdhënëse për media në prokurori.

“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se prokurori kujdestar ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës me urgjencë të dërgohet për kryerje të obduksionit në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për të kuptuar shkakun e vdekjes”.

-Advertisement-

“Po ashtu, lidhur me rastin prokurori ka autorizuar policinë për ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore”,ka thënë Mehmeti.

Rastin në fjalë dje për Klankosova.tv e kanë konfirmuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prizren, duke thënë se mjekët kanë konstatuar se në trupin e viktimës kishte shenja dhune, dhe vdekja është cilësuar se e dyshimtë.

Ndër tjera, është theksuar se viktima më herët kishte dhunë në familje, njofton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera