Prokuroria nuk jep detaje për rastin e gazetarit Ahmeti që po dyshohet për dhunë në familje
Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 27 September 2022
Të dielën është vënë në pranga gazetari Arben Ahmeti nën dyshimet për “dhunë në familje”, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Në raportin e policisë, të publikuar në media thuhet se Ahmeti pas konfliktit verbal, në prezencë të fëmijëve, e ka shtyrë me duar gruan e tij pasi që e njëjta ka kërkuar të qëndrojë në shtëpinë e Arben Ahmetit në Laplesellë sepse këtë po ia kërkojnë fëmijët.
Policia në raportin e saj 24-orësh ka njoftuar se pas konfliktit gruaja ka pranuar trajtim mjekësor.
“Laplesellë 25.09.2022 – 18:15. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje me ç’rast viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Por, Prokuroria Themelore e Prishtinës nuk ka treguar nëse ndaj Arben Ahmetit do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Një një përgjigje me shkrim, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj tha për Express se janë të “të rezervuar në dhënien e informatave ku rastet trajtojnë çështje familjare dhe janë të mbyllura për publikun”.
“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se jemi të rezervuar në dhënien e informatave ku rastet trajtojnë çështje familjare dhe janë të mbyllura për publikun, për shkak të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare të të akuzuarit, të dëmtuarit apo pjesëmarrësve tjerë në procedurë, konform nenit 294 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, tha Ulaj.
Të tjera
-
Dyshohet se është i përfshirë në vra *jen e policit Triumf Riza, i vazhdohet paraburgimi Ilir Abdullahut
Ilir Abdullahut i njohur si Liza, i është vazhduar paraburgimi edhe dy muaj. ...
-
Kurti takohet me Orhan Pamuk: Nuk e besova që po më fton për darkë
Kryeministri Albin Kurti është takuar me shkrimin e njohur turk, Orhan Pamuk....
-
Rrëfim i padëgjuar: Cimeri i Ibrahim Rugovës tregon momentet më interesante që kishte kaluar me ish presidentin sa ishin në studime
“Shpirt atdhetari ka pasur gjithmonë”, kështu e nisë rrëfimin për ish preside...
-
Jasharaj: Albin Kurti do mbahet mend si armik i sindikatave
Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe K...
-
Tërmet me magnitudë 4.4 në Zvicër
Një tërmet me magnitudë 4.4 ka ndodhur në mëngjesin e së martës pranë Cyrihut...
-
Java e Krenarisë, Ambasadori i Suedisë kërkoi miratimin e Kodit Civil dhe strehimore për Komunitetin LGBTIQ+
Java e Krenarisë, Ambasadori i Suedisë kërkoi miratimin e Kodit Civil dhe str...
-
Osmani e uron presidenten e parë grua në Meksikë: Shpresoj për një mundësi bashkëpunimi mes vendeve tona
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar presidenten e sapozgjedhur të ...
-
Nën ndikimin e alkoolit, kosovari sulmon djalin, ish-gruan dhe partnerin e saj
Një baba ka ngufatur fëmijën e tij nën efektin e alkoolit, ka kërcënuar gruan...
-
Kurti mbjell sot pemën olimpike 2024
Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi do...
-
Në prag të zgjedhjeve, BE-ja thotë se Rusia po përhap dezinformata
Qeveritë evropiane thonë se Rusia po përhap dezinformata përpara se Bashkimi ...
-
Gjashtë ditë në koma, avokat Sokol Mëngjesi dërgohet për mjekim në Athinë
Pasi qëndroi për gjashtë ditë në koma, avokati Sokol Mëngjesi është dërguar p...
-
Sot shqyrtohet raporti vjetor i Autoritetit të Konkurrencës
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të mblidhet sot. ...