Lajme

Prokuroria në Gjilan ndaloi 9 të dyshuar javën e kaluar, gjashtë prej tyre për dhunë në familje

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 05 August 2024

Sistemi Prokurorial ka njoftuar se Prokuroria Themelore në Gjilan gjatë javës së kaluar ka ndaluar 9 persona.

1 person është ndaluar për “Sulm ndaj personit zyrtar”, një për “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një për “Mashtrim” dhe gjashtë për “Dhunë në familje”.

Ndaj tyre është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Gjilan brenda javës ka ndaluar 9 persona

Gjilan, 05 Gusht 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda javës, nga data 29 korrik – 04 gusht 2024, ka ndaluar nëntë (9) persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

–         Një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’,

–         Një (1) person për veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

–         Një (1) person për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,

–         Gjashtë (6) persona, në katër raste të ndara për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj personave të ndaluar ka parashtruar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave është raportuar një rast ‘’Vdekje e dyshimtë’’ në fshatin Shillovë, për të cilën prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë të dërgohet për autopsi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera