Lajme

Prokuroria në Gjilan kërkon paraburgim për dy të dyshuarit për trafikim me njerëz

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 31 October 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Gjilan janë arrestuar tre persona për trafikim me njerëz, dy prej tyre shtetas të Shqipërisë. Ndaj dy prej tyre tashmë është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit, ndërsa njëri është liruar me vendim të prokurorit.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit, dje me datë 30.10.2022, janë ndaluar për 48 orë, tre (3) persona , për shkak të veprës penale “Trafikimi me qenie njerëzore” dhe Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit vetëm për dy persona, ndërsa njëri nga ta pas intervistimit nga ana e prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në përgjigjen e kësaj prokurorie.

-Advertisement-

Në raportin 24-orësh sot u njoftua se në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një veturë, 2650 euro para të gatshme dhe 3 telefona mobilë.

“Trafikim me njerëz|Gjilan 30.10.2022 11:30  Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve nga njësitet relevante , janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy shtetas të Shqipërisë dhe një kosovar pasi që dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e lartë cekur. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një veturë, 2650 € para të gatshme dhe 3 telefona mobil. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera